By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Masa e sigurisë ndaj shefes së SHISH-it, SPAK me njoftim zyrtar – pezullohet nga detyra Vlora Hyseni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Masa e sigurisë ndaj shefes së SHISH-it, SPAK me njoftim zyrtar – pezullohet nga detyra Vlora Hyseni
TOP Momenti

Masa e sigurisë ndaj shefes së SHISH-it, SPAK me njoftim zyrtar – pezullohet nga detyra Vlora Hyseni

Momenti
Published: September 22, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të ditur se po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas lajmit për masën e sigurisë ndaj shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, SPAK ka dalë edhe me njoftim zyrtar, ku bëhet e ditur masën e arrestit shtëpiak për Vlora Hysenin dhe pezullim i ushtrimit të detyrës.

SPAK lëshon masë sigurie për kreun e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni

Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e SPAK-ut:

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez
Mbrojtja e katërshes së UÇK-së nis procedurat për apelim të vendimit
Leximi përmes lojës, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon lektyrat shkollore për nxënësit e klasave të shtata
​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales
​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Lajme
Kontestimi i formimit të Kuvendit e Qeverisë, Kushtetuesja pa afat për vendim – thotë se lënda po shqyrtohet
Kontestimi i formimit të Kuvendit e Qeverisë, Kushtetuesja pa afat për vendim – thotë se lënda po shqyrtohet
TOP Momenti
Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni? Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK-ut
Si u emërua shefja e SHISH, Vlora Hyseni? Karriera në Kosovë dhe akuzat e SPAK-ut
TOP Momenti
Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin
Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin
Lajme
Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së
Për shkak të Badenterit edhe dhjetë ligje pritet të bllokohen në Kuvendin e RMV-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Shpallet i pafajshëm kryeinspektori Bedri Halimi në rastin “Brezovica”
TOP Momenti

Shpallet i pafajshëm kryeinspektori Bedri Halimi në rastin “Brezovica”

September 22, 2026
​BE nuk komenton nismën e PDK-së, thotë se mbështetja për Specialen mbetet e pandryshuar
TOP Momenti

​BE nuk komenton nismën e PDK-së, thotë se mbështetja për Specialen mbetet e pandryshuar

September 22, 2026
​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
TOP Momenti

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

September 22, 2026
Aksident mes një kamioni dhe një makine në Ohër, lëndohet rëndë një person
TOP Momenti

Aksident mes një kamioni dhe një makine në Ohër, lëndohet rëndë një person

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?