By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nuk u përfshi në listë, Selmanaj: Ishte vendim i imi, do të angazhohem për fitoren e LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nuk u përfshi në listë, Selmanaj: Ishte vendim i imi, do të angazhohem për fitoren e LDK-së
TOP Momenti

Nuk u përfshi në listë, Selmanaj: Ishte vendim i imi, do të angazhohem për fitoren e LDK-së

Momenti
Published: May 13, 2026




Foto: Laura Hasani





Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi mbeti jashtë listës për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.


Selmanaj në një reagim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ishte vendim i tij për të mos kandiduar kësaj here për deputet.


“Përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme”, ka shkruar Selmanaj.


Ai ka shtuar se përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës.


“Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme.


Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”, ka theksuar Selmanaj.


Tutje kryetari i degës së LDK-së në Prizren ka theksuar se LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh.


“LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplot lavdi dhe e ardhmja që garanton stabilitet dhe zhvillim të shtetit tonë! Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet”, ka shkruar Selmanaj.


Ai ka theksuar bindjen se LDK-ja do ta rigjej forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi.



source

You Might Also Like

Në Prizren u mbajt koncerti tradicional për Ditën e Boshnjakëve të Kosovës
Ahmeti takohet me Hamzën e Gjinin, diskutojnë zhvillimet politike dhe zhvillimet në Hagë
Bashkimi fiton Superkupën
Kurti: Partitë shqiptare të Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

LEXO GJITHASHTU

Musliu-Shoshi: Me VV-në po kërkojmë bashkërendim për Specialen, jo koalicion
Musliu-Shoshi: Me VV-në po kërkojmë bashkërendim për Specialen, jo koalicion
Lajme
Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë
Miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Speciales, Tahiri: Kurti dhe Gërvalla të veprojnë me urgjencë
Lajme
Nata e 14-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë
Nata e 14-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë
Lajme
Musliu-Shoshi kritikon ambasadorin britanik për qëndrimin ndaj Speciales
Musliu-Shoshi kritikon ambasadorin britanik për qëndrimin ndaj Speciales
Lajme
Musliu-Shoshi: Po të gjykoheshin Limaj e Haradinaj me standardet e Speciales, do të dënoheshin
Musliu-Shoshi: Po të gjykoheshin Limaj e Haradinaj me standardet e Speciales, do të dënoheshin
Lajme

You Might Also Like

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit
TOP Momenti

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

September 30, 2026
Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit
TOP Momenti

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

September 30, 2026
Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
TOP Momenti

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

September 30, 2026
Emisioni “Info Nata” 29.09.2026
TOP Momenti

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?