By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Supremja lë në paraburgim të pandehurin për krime lufte, Ratko Kragoviq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Supremja lë në paraburgim të pandehurin për krime lufte, Ratko Kragoviq
TOP Momenti

Supremja lë në paraburgim të pandehurin për krime lufte, Ratko Kragoviq

Momenti
Published: May 13, 2026




Foto: Laura Hasani





Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së të pandehurit për krime lufte, Ratko Kragoviq, duke lënë në fuqi vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit, për caktimin e masës së paraburgimit.

Your browser does not support the video tag.


“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e mbrojtëses së të pandehurit Ratko Kragoviç, për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.14/2026 të datës 03.03.2026 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, PN.1.S.nr.61/2026 të datës 13.03.2026”, thuhet në vendim.


Sipas vendimit, fillimisht Themelorja më 3 mars 2026 të pandehurve Gorna Tomasheviq, Ratko Kragoviq, Sinisha Tomasheviq dhe Predrag Tomaseviq, ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.


Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit me aktvendimin e 13 marsit 2026 e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e


mbrojtëses se të pandehurit Kragoviq, dhe ka vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.


Kdër këtyre aktvendimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësja e të pandehurit Ratko Kragoviq, avokat Jelena Kragoviq, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, me propozim që Supremja ta miratojë kërkesën si të bazuar, t’i ndryshojë aktvendimet e kundërshtuara dhe të pandehurit për shkak të mungesës së dyshimit të bazuar t’ia ndërpresë masën e paraburgimit dhe ta lirojë nga kjo masë.


Kurse, Prokurori i Shtetit me parashtresë ka propozuar që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtëses së të pandehurit Kragoviq, të hudhet si e papranushme.


Supremja gjeti se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar.


Mbrojtja ka pretenduar në kërkesë se në shkresat e lëndës nuk ekziston asnjë provë që do të mbështeste ekzistimin e dyshimit të bazuar ndaj të pandehurit, ku si rrjedhojë mungon kushti themelor për caktimin e masës se paraburgimit.


Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimet e mbrojtjes janë të pabazuara, ngase nga provat që gjenden në shkresat e lëndës, rezulton dyshimi i bazuar se i pandehuri dyshohet se i ka kryer veprat penale për të cilat pandehet, kurse a do të argumentohen këto fakte e prova do të vlerësohet në fazat e ardhme të procedurës penale, me çka janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 184 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 të Kodit të Procedurës Penale.


“Andaj, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit konform nenit 184 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.1 të KPP-së, sepse procedura penale është në fazën e hetimeve dhe se me lënien në liri e të pandehurit ekziston mundësia që i njëjti të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke u arratisur, ikur apo fshehur, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale sepse i pandehuri ka shtetësi serbe, e ku fare lehtë mund të arratiset e ti shmanget ndjekjes penale, ngase shteti i Kosovës nuk ka kurrfarë bashkëpunimi juridik me shtetin e Serbisë Andaj, mungesa e një bashkëpunimi juridiko-ndërkombëtar ndërmjet këtyre dy shteteve e bënë të besueshëm se i njëjti do ikë, prandaj gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për sigurimin e të pandehurit e me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në vendim.


Sipas Supremes, me gjetjen e të pandehurit në liri, ekziston rreziku i asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit të provave të veprës penale, duke ndikuar në të dëmtuarit – bashkëfshatarët e tij e të cilët ende nuk janë dëgjuar, dhe bashkë të pandehurin e tjerë, me qëllim të koordinimit të deklaratave të tyre në favor të mbrojtjes, e në këtë mënyrë i pandehuri po të lihet duke u mbrojtur në liri të plotë, do të mund të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale.


“Andaj, nga arsyet e mësipërme, kjo gjykatë vlerëson se në rastin konkret nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale as të ligjit penal, sepse si gjykata e shkallës së parë e po ashtu edhe ajo e shkallës së dytë kanë bërë vlerësimin dhe arsyetimin e duhur dhe në bazë të vlerësimit të tillë, kanë nxjerr aktvendimet duke dhënë edhe arsye të mjaftueshme, të cilat si të drejta i vlerëson edhe kjo gjykatë, ndërsa masat tjera të parapara nga neni 171 e KPP-së, janë të pa mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe sigurimin e rrjedhës normale të procedurës”, thuhet në vendim.


source

You Might Also Like

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e pushuesve, shqetësimi ynë i parë
Këta janë gjashtë të lënduarit nga zjarri në hotelin në Vlorë, dy me djegie të rënda
Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur

LEXO GJITHASHTU

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi
Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi
Lajme
Aksidenti ia ndryshoi komplet planet, australiani ndan përvojën e tij pas një jave trajtimi në Spitalin Amerikan
Aksidenti ia ndryshoi komplet planet, australiani ndan përvojën e tij pas një jave trajtimi në Spitalin Amerikan
Lajme
Australiani trajtohet në Spitalin Amerikan pas një aksidenti, publikon foto nga qëndrimi njëjavor në spital
Australiani trajtohet në Spitalin Amerikan pas një aksidenti, publikon foto nga qëndrimi njëjavor në spital
Lajme
Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Lajme
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
TOP Momenti

Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik

August 16, 2026
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
TOP Momenti

Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

August 16, 2026
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
TOP Momenti

​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim

August 16, 2026
Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?