Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin në Shqipëri, pranë Bradasheshit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi”, ka përplasur 70-vjeçarin Xhemal Çela, banues në Bradashesh, i cili po lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, i moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore në Elbasan. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është nisur drejt Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë transportit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi 18 vjeç është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, shkruan abcnews.al
The post Në Shqipëri, 70-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga vetura teksa po lëvizte me biçikletë appeared first on Gazeta Express.

