By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit
Lajme

Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

Momenti
Published: September 13, 2026

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të huaj që të mos bëjnë politikë me vendimin e Gjykatës Speciale, i cili pritet të shpallet më 16 shtator.

Gucati ka kritikuar deklaratat se procesi nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, pasi palët kanë të drejtë ankese, duke i cilësuar ato si “lojë të pistë politike me shkallët e drejtësisë”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, një vendim i padrejtë në shkallën e parë do t’i shkaktonte Kosovës dëm të menjëhershëm, pasi Serbia do ta shfrytëzonte atë në diplomaci, në OKB dhe në përpjekjet për delegjitimimin e Kosovës.

Gucati ka deklaruar se një vendim që do ta lidhte luftën e UÇK-së me kriminalitetin e organizuar do të ndikonte edhe në mënyrën se si trajtohet ndërkombëtarisht lufta çlirimtare, ndërhyrja e NATO-s dhe shtetësia e Kosovës.

Ai ka thënë se një vendim i tillë do t’i jepte Serbisë “municion të ri diplomatik” dhe do të prodhonte tensione e konflikte të reja, ndërsa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos luajë me plagët e Kosovës.

Postimi i plotë:

APELI i veteranëve të UÇK-së për BE-në dhe ambasadorët e huaj

Shumë ambasadorë të huaj, sikurse dje edhe BE-ja, në përpjekje për t’i menaxhuar pakënaqësitë qytetare lidhur me Gjykatën Speciale, po thonë: më 16 shtator nuk përfundon gjithçka, sepse palët e kanë Apelin.

Veç çka nuk po thonë direkt: “Mos na pengoni t’i dënojmë një herë, sepse në Apel i shpallim të pafajshëm”.

Kjo është një lojë e pistë politike me shkallët e drejtësisë.

Gjykata Speciale, që nga fillimi, u ka raportuar diplomatëve, sepse është krijuar dhe mbështetur prej tyre. Ajo nuk ka vepruar asnjëherë si një institucion i pavarur i drejtësisë.

Madje, më shumë është dukur e shqetësuar për qëndrimet e përfaqësive diplomatike sesa për gjetjet e organizatave ndërkombëtare lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur aty.

Për gati gjashtë vjet, kjo gjykatë ka prodhuar vetëm narrativë që i ka shërbyer Serbisë.

Çdo pretendim të Serbisë e ka adresuar dhe rehabilituar. Pavarësisht mungesës së kredibilitetit të dëshmitarëve serbë, i ka pranuar si dëshmitarë. Pavarësisht paqëndrueshmërisë së dëshmive të tyre, pretendimet serbe janë trajtuar si material për gjykim.

Prandaj, dëshirë e disa ambasadorëve mund të jetë edhe tani që Gjykata Speciale të vazhdojë t’i shërbejë Serbisë me një vendim në shkallën e parë, për ta korrigjuar më pas në Apel, siç po tentohet të na thuhet. Por, një vendim i padrejtë në shkallën e parë nuk zhbëhet me një pafajësi në shkallën e dytë.

Dëmi për Kosovën bëhet atë ditë. Historia rishkruhet atë ditë. Serbia e shfrytëzon atë ditë.

Dhe Serbia nuk e pret Apelin.

Ajo e përdorë menjëherë një vendim të tillë në OKB, në diplomaci, në fushatën për çnjohjet e Kosovës dhe në përpjekjet e saj për ta delegjitimuar Kosovën si shtet.

Pasojat do të ishin shumë të mëdha edhe brenda Kosovës.

Nëse një gjykatë e lidh luftën çlirimtare të Kosovës me kriminalitet të organizuar, dëmi nuk mbetet vetëm në sallën e gjyqit në Hagë. Nga ajo sallë do të kriminalizohej botërisht lufta e UÇK-së.

Dhe bashkë me të do të prekej edhe legjitimiteti i çlirimit të Kosovës, intervenimi i NATO-s dhe vetë shtetësia e Republikës së Kosovës.

Nënshkrimi i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Rambuje ishte vendimtar për intervenimin e NATO-s. Në koordinim me katër ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, aleanca veriatlantike koordinoi edhe bombardime të ndryshme të caqeve serbe.

Prandaj, një narrativë që e kriminalizon luftën e UÇK-së nuk prek vetëm të kaluarën. Ajo prek edhe bazën politike dhe morale mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosovës.

Po ashtu, ajo godet edhe karakterin shumetnik të Kosovës, në të cilin bashkësia ndërkombëtare ka investuar që nga viti 1999.

Gjykata Speciale, në rast të një vendimi të padrejtë, Serbisë do t’i jepte municion të ri diplomatik.

Një vendim i padrejtë që kriminalizon luftën tonë, në kohën kur Serbia vazhdon t’i mohojë krimet e veta dhe ta glorifikojë aparatin shtetëror që i kreu ato, nuk prodhon paqe.

Prodhon plagë të reja. Prodhon tension. Prodhon konflikt të ri.

Bashkësia ndërkombëtare ka investuar 27 vjet duke na folur për paqe, pajtim dhe bashkëjetesë. Prandaj, duhet ta dijë se paqja nuk ndërtohet duke e poshtëruar drejtësinë.

Pajtimi nuk ndërtohet duke kriminalizuar viktimën si palë.

Dhe stabiliteti nuk ruhet duke luajtur me plagët e popullit tonë.

Drejtësia nuk është lojë me shkallë, ku dëmi i shkaktuar në të parën harrohet pas vendimit të dytë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka tradhtuar besimin e Kosovës, sepse ia ka tjetërsuar misionin dhe qëllimin Gjykatës Speciale.

Ajo nuk duhet ta humbasë edhe atë që ka mbetur mes nesh.

Vendimi i padrejtë nuk sjell paqe, por konflikt.

Dhe kushdo që sot po luan me këtë zjarr, nesër nuk mund të thotë se nuk e dinte çfarë po bënte.

Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm në fund. Ajo duhet të jetë e drejtë qysh në fillim.

Prandaj, APELI që veteranët e UÇK-së ia drejtojnë BE-së dhe ambasadorëve të huaj është që të mos bëjnë politikë me vendimin e 16 shtatorit në Gjykatën Speciale.

Mos luani më shumë me plagët tona! Mos e bëni këtë gabim!

Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së së UÇK-së

The post Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Konstituimi” i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Votimi i Qeverisë, PDK nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Reuters raporton për rizgjedhjen e Kurtit kryeministër
Kujtim Shala ia prish gëzimin Kurtit dhe aleatëve të tij: Qeveria është jokushtetuese
Alarm pranë kufirit me Poloninë, droni rus godet trenin pas atij ku udhëtonte ish-kryeministri britanik Boris Johnson, evakuohen 206 persona

LEXO GJITHASHTU

Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Gjashtë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Bërvenicës
TOP Momenti
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
TOP Momenti
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
TOP Momenti
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Lajme
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Lajme

Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike

September 13, 2026
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Lajme

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë

September 13, 2026
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Lajme

Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton

September 13, 2026
OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
Lajme

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?