By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton
Lajme

Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton

Momenti
Published: September 13, 2026

Presidentja e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë (WKÖ) dhe drejtuesja e Lidhjes së Biznesit të partisë ÖVP, Martha Schultz, kërkon një pushim veror më të shkurtër.

Sipas saj, gjashtë javë në vend të nëntë javëve aktuale do të mjaftonin teksa argumenti i saj kryesor lidhet me situatën e nënave, të cilat, sipas saj, ende mbajnë barrën kryesore të kujdesit për fëmijët.

Your browser does not support the video tag.

Schultz tha se ka dëgjuar “ankesa për pushimin e gjatë veror” si nga sektori i saj, ashtu edhe nga fusha të tjera. Sipas saj, një pushim më i shkurtër do të sillte kryesisht “një përmirësim për gratë” dhe për “ata që kanë fëmijë dhe duhet të marrin përsipër detyrat e kujdesit”. “Duhet të diskutojmë të paktën një herë për këtë,” tha drejtuesja e WKÖ-së, transmeton albinfo.at.

Ministri i Arsimit, Christoph Wiederkehr nga partia NEOS, është qartazi kundër shkurtimit të pushimit veror.

“Fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për kohë të mjaftueshme gjatë verës për të rimarrë forcat dhe energjinë për vitin e ri shkollor,” argumentoi ai në një deklaratë me shkrim për agjencinë austriake të lajmeve APA. “Prandaj, nuk e shoh të arsyeshme një shkurtim të përgjithshëm të pushimit veror.”

Me shkollën verore, e cila është e detyrueshme për nxënësit që nuk e zotërojnë mjaftueshëm gjuhën gjermane, “ne po kontribuojmë në lehtësimin e detyrave të kujdesit për prindërit – dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për gratë,” tha Wiederkehr. Ai shtoi se kampet verore, si ato që ofrohen në Vjenë, duhet të zgjerohen edhe më tej në të gjithë Austrinë. Kjo do të lehtësonte barrën e prindërve dhe njëkohësisht do t’u mundësonte fëmijëve dhe të rinjve të pushonin.

Edhe sindikata e mësuesve të shkollave të detyrueshme e hodhi poshtë propozimin e Schultz-it.

“Çështja nuk është aktualisht në rendin e ditës, sepse deri më tani nuk njohim asnjë koncept të mbështetur shkencërisht që do të sillte përparësi arsimore për fëmijët dhe të rinjtë tanë,” tha kryetari i FCG-së, Paul Kimberger, në një deklaratë për ORF.

Ndërkohë, zëdhënësja e të Gjelbërve për politikën familjare, Barbara Neßler, deklaroi se fokusi duhet të jetë te “sfida më e madhe për familjet gjatë verës”, përkatësisht mungesa e shërbimeve të besueshme dhe me kosto të përballueshme për kujdesin ndaj fëmijëve. Ata që nuk kanë mbështetje familjare, tha ajo, shpesh detyrohen të paguajnë shuma të mëdha nga xhepi i tyre.

The post Austri: Presidentja e WKÖ kërkon shkurtim të pushimeve verore, Ministri i Arsimit e kundërshton appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kujtim Shala ia prish gëzimin Kurtit dhe aleatëve të tij: Qeveria është jokushtetuese
Alarm pranë kufirit me Poloninë, droni rus godet trenin pas atij ku udhëtonte ish-kryeministri britanik Boris Johnson, evakuohen 206 persona
Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë, e “fsheh” Listën Srpska që ishte në seancë
Kurti i përgjigjet PDK’së: Ta propozojnë kandidatin, të mos humbim kohë me procedura e ndërskamca juridike
Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

LEXO GJITHASHTU

Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
Kujtim Shala: Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar
TOP Momenti
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
Ulet TVSH-ja, nafta do të lirohet për 2 denarë
TOP Momenti
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura
TOP Momenti
Gucati me apel për BE-në dhe ambasadorët: Mos bëni politikë me vendimin e 16 shtatorit në Hagë
Gucati me apel për BE-në dhe ambasadorët: Mos bëni politikë me vendimin e 16 shtatorit në Hagë
TOP Momenti
UNT pa hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, kërkon ndihmë nga qeveria
UNT pa hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, kërkon ndihmë nga qeveria
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë
Lajme

Kurti ndan një video nga momentet e votimit të qeverisë

September 13, 2026
OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
Lajme

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

September 13, 2026
Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Lajme

Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit

September 13, 2026
Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë
Lajme

Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?