Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si jokushtetuese dhe jolegjitime.
Gjini ka bërë të ditur se Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka kërkuar që kjo e fundit ta trajtojë me prioritet çështjen.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se AAK-ja do të ndërmarrë hapa institucionalë për ta kundërshtuar votimin e Qeverisë.
“Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka deklaruar kryetari i AAK-së.

