By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
TOP Momenti

Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese

Momenti
Published: September 13, 2026

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar shumicën parlamentare dhe Qeverinë Kurti, duke i akuzuar për thellim të krizave politike, institucionale, kushtetuese dhe ekonomike.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Tahiri ka thënë se Kosova po përballet me kriza prej gati dy vitesh, ndërsa vendi ka, sipas tij, një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Një shumicë pa busull”, e ka titulluar reagimin e tij deputeti i AAK-së.

“Kur po bëhen gati dy vite me kriza politike, institucionale, kushtetuese, por edhe ekonomike, kemi një Kuvend dhe një Qeveri jashtëkushtetuese. Një shumicë që prodhon kriza në një kohë kur për vendin priten vendime jetike për historinë, por edhe për të ardhmen”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka akuzuar shumicën parlamentare për lojëra politike dhe makinacione, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe votimeve lidhur me deklaratat e Listës Serbe.

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

“Kriza dhe lojëra politike, kjo është logjika e tyre. Vetëm brenda dy ditëve kemi parë plot makinacione e papërgjegjësi që shpërfaqin të vërtetën e tyre. Përmes votimit treguan se sa të vërteta i kishin qëndrimet e tyre ndaj deklaratave antishtetërore të Listës Serbe”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti, duke thënë se ajo përsërit premtimet pa sjellë rezultate konkrete.

“Qytetarët i panë dhe i dëgjuan edhe një herë fjalët boshe të qeverisë jokushtetuese Kurti 4, e cila, veç numrave dhe viteve të humbura, përsërit premtimet dhe thellon krizat. Asnjë sukses, asnjë rezultat”, ka shkruar deputeti.

Duke folur për gjendjen ekonomike, Tahiri ka përmendur shpenzimet e miliona eurove, rritjen e çmimeve të naftës dhe faturave të energjisë, si dhe inflacionin.

“Miliona të shpenzuara pa asnjë projekt të përmbyllur. Kjo po ndodh në një kohë kur kriza e çmimeve ka rënduar jetën e qytetarëve, kur nafta ka arritur në 1 euro e 83 cent, faturat e energjisë kanë prekur kulmin dhe inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur në 7.3%”, ka shkruar ai.

Në fund, deputeti i AAK-së ka thënë se shumica parlamentare po e dëmton edhe rrugën e qytetarëve dhe të shtetit.

“Këtyre njerëzve u ka humbur busulla, dhe po ia humbin rrugën edhe popullit e shtetit”, ka përfunduar Tahiri./Telegrafi/

You Might Also Like

Në Shipkovicë të Tetovës do të ndizet “Flakadani i Lirisë”, në përkrahje për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit
Bajrami reagon pas zgjedhjes së Qeverisë: Premtime të njëjta, rezultate të munguara
Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
Lajme
Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Lajme
Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë
Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë
Lajme
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
Lajme
Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
Lajme

You Might Also Like

PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
TOP Momenti

PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese

September 13, 2026
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
TOP Momenti

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

September 13, 2026
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
TOP Momenti

I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin

September 13, 2026
Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro
TOP Momenti

Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?