By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina
TOP Momenti

Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina

Momenti
Published: September 13, 2026

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se tetë vite burg, pasi përdori biznesin e tij për të lehtësuar funksionimin e një rrjeti të organizuar që kishte ngritur 19 ambiente për kultivimin e kanabisit.

Pesë persona në total u dënuan me më shumë se 14 vite burg nga Gjykata e Luton Crown, më 10 shtator, pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi Operation Costello i policisë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas policisë së Beds që i referohet Top Channel, hetimi zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal që vepronte përmes agjencisë imobiliare “Condor Estates”. Organizata ishte e lidhur me kultivimin e kanabisit, kontrata të falsifikuara qiraje, blerjen e pajisjeve hidroponike dhe pastrimin e parave.

Në vitin 2024, autoritetet kryen kontrolle në 20 prona, 19 prej tyre në Luton dhe një në Milton Keynes. Në 19 nga 20 pronat u zbuluan ambiente për kultivimin e kanabisit, ndërsa në pronën tjetër u gjetën pajisje të përdorura për kultivim.

Në total, policia sekuestroi afro 2,000 bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 800 mijë paund. Sipas autoriteteve, nëse aktiviteti nuk do të ishte zbuluar, prodhimi i këtyre bimëve mund të kishte gjeneruar kanabis me një vlerë në treg prej më shumë se 2 milionë paundësh brenda vetëm 12 muajve.

Në qendër të rrjetit ishte Sarfraz Farooq, 46 vjeç, drejtor i “Condor Estates”. Ai ishte përgjegjës për një sasi të konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, përfshirë kontrata të rreme qiraje për pronat që më pas përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Farooq përdorte banesa të pronarëve që i kishin besuar agjencisë për t’i dhënë me qira në mënyrë të ligjshme. Pronarëve u dorëzoheshin kontrata që ata i besonin si të rregullta, së bashku me pagesat e qirasë.

Në aktivitetin kriminal ishte i përfshirë edhe Uan Gogu, 42 vjeç, i cili kishte rol qendror në ngritjen e ambienteve për kultivimin e kanabisit. Ai përdorte pronat e lidhura me Farooq dhe organizonte instalimin e pajisjeve të specializuara hidroponike.

Gogu ishte gjithashtu i përfshirë në ndërhyrje të paligjshme në matësit e energjisë elektrike, duke krijuar rrezik të madh për sigurinë. Si pasojë, në tre prej pronave shpërthyen zjarre.

Në rrjet ishte përfshirë edhe Zohaib Riaz Ali, 33 vjeç, i cili ndihmonte aktivitetin përmes blerjes së pajisjeve hidroponike. Ndërsa Mohammed Farooq, 76 vjeç, bleu një pronë me para në dorë, e cila më vonë u zbulua se ishte kthyer në një ambient për kultivimin e kanabisit.

Sarfraz Farooq, banues në St Catherines Avenue, Luton, u dënua me 8 vite e 4 muaj burg për rolin e tij në komplotin për kultivimin e kanabisit dhe aktivitetet e lidhura me mashtrimin. Ai gjithashtu është ndaluar për 10 vite të ushtrojë funksionin e drejtorit të një kompanie.

Uan Gogu, banues në Ashcroft Road, Luton, u dënua me 6 vite e gjashtë muaj burg për veprat e lidhura me komplotin dhe posedimin në kuadër të aktivitetit të kultivimit të kanabisit.

Zohaib Riaz Ali, banues në Biscot Road, Luton, u dënua me katër muaj burgim të pezulluar për 12 muaj, pasi kishte nxitur qëllimisht kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu u dënua Glentjan Sefaj, 29 vjeç, banues në Latimer Drive, Hornchurch, me tetë muaj burgim të pezulluar për 18 muaj, për përfshirjen në komplot.

Mohammed Farooq, 76 vjeç, banues në St Catherines Avenue, Luton, mori nëntë muaj burgim të pezulluar për 12 muaj për rolin e tij në pastrimin e parave.

Detektivi kryeinspektor Simon Mullan, nga ekipi Operation Costello, tha se dënimet përbëjnë një rezultat të rëndësishëm kundër një rrjeti të organizuar kriminal që funksiononte në një shkallë të gjerë në të gjithë qarkun.

Ai theksoi se aktiviteti i trafikut të drogës shkon përtej shitësve në rrugë, pasi rrjete të tilla mbështeten në persona me role të ndryshme, nga sigurimi i pronave dhe falsifikimi i dokumenteve, deri te furnizimi me pajisje të specializuara dhe mirëmbajtja e ambienteve të kultivimit.

Sipas tij, pasojat e këtyre ambienteve shkojnë përtej kultivimit të kanabisit, pasi pronarët e banesave mund të përballen me dëmtime të rënda dhe prona të lëna në gjendje të amortizuar.

“Operation Costello është i përkushtuar të identifikojë dhe godasë çdo pjesë të zinxhirit të krimit të organizuar, përfshirë ata që mundësojnë aktivitetin kriminal për përfitim financiar”, deklaroi Mullan.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në lagjet e tyre, duke theksuar se ajo që mund të duket si sjellje antisociale mund të jetë shenjë e një aktiviteti shumë më të gjerë kriminal.

Hetimi dhe operacioni i policisë synojnë të godasin rrjetet që përdorin prona të ligjshme për aktivitete kriminale, duke përfshirë kultivimin e kanabisit dhe pastrimin e parave.

You Might Also Like

Në Shipkovicë të Tetovës do të ndizet “Flakadani i Lirisë”, në përkrahje për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu u bën thirrje deputetëve: Të përmbushet me sukses edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit
Bajrami reagon pas zgjedhjes së Qeverisë: Premtime të njëjta, rezultate të munguara
Janë regjistruar 138 zjarre në zonat pyjore, dëmet mbi 4 milionë euro
Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime, Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel
Lajme
Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Kurti premton sërish përfundimin e Autostradës së Gjilanit
Lajme
Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë
Agjencia imobiliare në Angli përdorej për kultivim droge, në pranga drejtori me disa shqiptarë
Lajme
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
Lajme
Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
Lladrovci: Jo të gjithë që marrin vota janë për politikë
Lajme

You Might Also Like

PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
TOP Momenti

PDK dhe Aleanca bojkotojnë seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese

September 13, 2026
PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
TOP Momenti

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

September 13, 2026
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
TOP Momenti

I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin

September 13, 2026
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
TOP Momenti

Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?