Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pak para vazhdimit të seancës konstituive ka deklaruar se Vetëvendosje po e ndjek datën 27 dhjetor për zgjedhje të reja.
Ai tha se partia e Kurtit, nuk e ka problem Vlora Çitakun, Kujtim Shalën e “as popullin serb”, sa i përket nënkryetarëve, por sipas tij, synimi ka qenë me arritë datën e sotme “afatin”.
Postimi i tij i plotë:
Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor.
Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar.
Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me “popullin serb”.
Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin.
Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator.
Nëse doni, shkojmë në zgjedhje!
Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!
The post Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me “popullin serb” appeared first on Gazeta Express.

