Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hyrë i pari në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive.
Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00, ndërsa në rend dite është pika e katërt – zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës vjen pas ndërprerjes së saj, ndërsa deputetët pritet të votojnë për plotësimin e pozitave të nënkryetarëve./Indeksonline
The post Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend appeared first on Gazeta Express.

