By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në

Momenti
Published: September 13, 2026

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, në një intervistë për Ekonomia Onlie ka thënë se problemi në procesin e zgjedhjes së presidentit nuk qëndron vetëm te emrat e kandidatëve, por te mënyra se si po zhvillohen bisedimet mes partive politike, raporton Ekonomia Online.

Sipas Muratit, LDK-ja do të duhej të kishte më shumë konsensus dhe komunikim të brendshëm mes kryetarit të partisë dhe grupit parlamentar për propozimet për president.

Your browser does not support the video tag.

“Unë mendoj që nuk është këtu problemi vetëm te emrat (për president), është te procesi. Pra, kemi shumë emra të pranueshëm, ka mundur të jetë i pranueshëm edhe Bekim Sejdiu, është problemi mënyra se si zhvillohen bisedimet, mënyra se si trajtohen këto çështje, mënyra se si njëra nga partitë opozitare, LDK-ja, e ka trajtuar këtë çështje duke pasur probleme të thella të brendshme të përçarjes. Është dashur të ketë më shumë konsensus, të ketë më shumë komunikim mes kryetarit edhe grupit parlamentar për propozimet, për pranimin e tyre e të tjera”, tha ai.

Murati tha se Kurti, e ka shfrytëzuar këtë proces si “diversion politik” ndaj LDK-së, duke e thelluar përçarjen brenda saj.

“Dhe pak a shumë, realisht, zoti Kurti me mjeshtri politike e ka shfrytëzuar këtë proces për një diverzion politik mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, për ta përçarë edhe më shumë edhe për ta dobësuar edhe më shumë, që pak a shumë, së paku në këto vitet e fundit, në 6-7 vitet e fundit, ka qenë një strategji e tij e qartë politike përveç kur nuk ka dashur ta shohë. Kështu që nuk e di, këtu e shoh më shumë pjesën e lojës politike. Nëse natyrisht shkon një kandidat që mund ta shtyjë zoti Kurti, mund të ketë dakordim. Nëse jo, ne mund të futemi në cikle kështu të vazhdueshme politike, derisa të ndryshojë kjo skemë politike, derisa zoti Kurti ta ketë shumicën për ta çuar përpara njeriun e vet”, tha ai.

Murati tha se zgjedhja e presidentit ka mundur të arrihet përmes dialogut mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pa qenë domosdoshmërisht e nevojshme pjesëmarrja e partive të tjera.

“Po ato kanë pasur qëndrimet e veta politike. Të gjitha mundësitë kanë qenë që të zgjidhet presidenti në këtë dialogun midis liderit të Vetëvendosjes, zotit Kurti, dhe Abdixhikut, liderit të LDK-së. Kështu që jo domosdo pjesëmarrja e tyre (partive të tjera) ka qenë e domosdoshme. Natyrisht, ne e kemi krijuar një kulturë, e filluar prej Vetëvendosjes e përcjellë nga të gjitha partitë opozitare kur kanë qenë, që të bojkotojnë këto procese. E mira do të ishte që ne të futeshim në një binar normal të politikës, që as mos të bojkotohen këto procese. Por thjesht, kur po fillon këtu një mënyrë e mbrapshtë e politikëbërjes, qoftë edhe e opozitëbërjes, ajo po vazhdon pastaj edhe nga partitë që në një kohë kanë vuajtur për shkak se opozita është sjellë ashtu, tash kur po bëhen në opozitë po sjellen në mënyrë të ngjashme”, tha ai.

Ai e cilësoi këtë mënyrë të politikëbërjes si të keqe, ndërsa përgjegjësinë kryesore për situatën aktuale ia atribuoi Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Natyrisht, është një mënyrë e keqe e bërjes politikë, por kjo është situata në të cilën ne gjendemi dhe, natyrisht që, nuk ka dyshim që përgjegjësinë kryesore e ka gjithmonë i madhi, i forti, dhe në këtë rast zoti Kurti dhe Vetëvendosja është përgjegjësia kryesore për këtë situatë, sepse ka një shumicë shumë të madhe parlamentare, nga e cila do të duhej të prodhonte edhe konsensusin, edhe bashkëpunimin me partitë e tjera politike, edhe përfshirjen e tyre në këto procese, qoftë edhe me kompromise”, tha ai.

The post Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca

LEXO GJITHASHTU

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
TOP Momenti
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
TOP Momenti
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Lajme
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lajme
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
TOP Momenti

You Might Also Like

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera
Lajme

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera

September 13, 2026
Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”
Lajme

Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”

September 13, 2026
Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim
Lajme

Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim

September 13, 2026
Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit
Lajme

Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?