Vetëvendosje, pas mbledhjes së kryesisë, ka bërë të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.
Në postimin e saj, VV’ja, thotë se do ta votojnë Çitakun porsa që PDK’ja do ta ripropozojë atë.
‘’Megjithëkëtë, kryesia e LVV mori vendim që nesër të votojmë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Presim që pas konstituimit të kuvendit ky hap i vullnetit të mirë të reflektojë në konstruktivitet të tyre duke votuar për president, qoftë ajo edhe votë kundër.
Nesër në mëngjes deputetët e PDK-së porsa ta ripropozojnë Vlora Çitakun (e cila edhe ashtu i ka edhe dy mundësi), ne do ta votojmë.’’, thuhet ndër tjerash nga VV’ja.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, kishte deklaruar që s’do të marrë pjesë më në seancën konstituive pasi që VV’ja s’votoi pro Çitakut, dhe se, për këtë, ata kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë lëndën në Kushtetuese.
“Do ta dërgojmë brenda afatit ligjor dhe kushtetues, për të gjitha shkeljet që e kanë përcjellë këtë proces”, kishte deklaruar Hamza.
The post VV gati për ta “votuar Çitakun”, pasi PDK tha se s’shkon në seancë dhe se do t’i drejtohet Kushtetueses appeared first on Gazeta Express.

