Policia e Kosovës, është duke realizuar një plan operativ në pjesën veriore të vendit, ku s’po lejohen vetura me simbole kombëtare që të kalojnë në Mitrovicën e Veriut.
Lidhur me këtë, për Gazetën Express, është deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ky i fundit ka thënë se ky plan s’është ‘’kurgjo e jashtëzakonshme’’ porse, ‘’nuk lejohet prishja e rendit dhe e qetësisë publike’’.
Fotoja në artikull është nga arkiva.
The post Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare appeared first on Gazeta Express.

