Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku në aksident është përfshirë një katërçikletë, ngasësi i të cilës ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Në rrjetet sociale, është bërë e ditur se viktima është Shkëlqim Idriz Alaj, nga Drenoci i Vokshit.
Postimi:
🖤 LAJM I HIDHUR
Me dhimbje të madhe morëm lajmin se sot, në një aksident tragjik me motor, rrugës për në Bjeshkën e Junikut, ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë, Shkëlqim Idriz Alaj, nga Drenoci i Vokshit.
Humbja e tij e parakohshme është dhimbje e madhe për familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë bashkëvendësit.
Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Alaj dhe të gjithë të afërmve.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. 🤲
U prehtë në paqe! 🖤
The post Tragjedia në Junik, ky është personi që vdiq tragjikisht pas aksidentit me katërçikletë appeared first on Gazeta Express.

