Një person ka vdekur tragjikisht në një aksident trafikut në fshatin Jasiq të Junikut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë se në aksident është përfshirë një katërçikletë, ngasësi i të cilë ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Sot me datën 12.09.2026, rreth orës 13:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jasiq-Junik, në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë, si pasojë e aksidentit vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë gjithashtu edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.
The post Aksident tragjik në Junik, vdes në vendin e ngjarjes ngasësi i një katërçiklete appeared first on Gazeta Express.

