Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama në një postim në Facebook thekson se farsa është në ditët e fundit
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT…
Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan ai. /Telegrafi/
