By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
TOP Momenti

27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve

Momenti
Published: September 12, 2026

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup ngriti kallëzim penal ndaj 27 personave, mes tyre edhe ndaj të punësuarës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e disa veprave penale lidhur me vënien e paligjshme të kategorive në patentë-shoferët, dhënien dhe përdorimin e tyre.

Gjatë masave dhe veprimeve të ndërmarra, siç informojnë nga MPB, janë konstatuar keqpërdorime në procedurat për dhënien e patentë-shoferëve, përmes ndryshimit të paligjshëm të të dhënave në sistemin elektronik dhe dhënies së dokumenteve publike me përmbajtje të pavërtetë.

Your browser does not support the video tag.

Nga të kallëzuarit, një person i punësuar në Njësinë e Çështjeve Administrative Shkup, dyshohet se gjatë periudhës nga data 03.09.2020 deri me datë 24.08.2026, duke përdorur kodin e saj zyrtar dhe autorizimet zyrtare në sistemin elektronik, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kërkesat e krijuara më parë për dhënien e patentë-shoferëve nga punësuar të tjerë, ndërsa në raste të caktuara i ka hedhur poshtë kërkesat e sapo përfunduara dhe ka krijuar të reja, në të cilat ka futur kategori për të cilat parashtruesit nuk i plotësonin kushtet ligjore. Pas ndryshimeve të kryera, kërkesat janë miratuar dhe janë dhënë patenta-shoferi me përmbajtje të pavërtetë.

Nga MPB informojnë se më parë, në periudhën nga data 11.02.2021 deri me datë 11.04.2021, personi i njëjtë ishte larguar nga vendi i punës dhe më pas ishte larguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkak të paraqitjes së kallëzimit penal për kryerje të veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, të cilat kishin të bënin me keqpërdorime në procedurat për dhënien e dokumenteve personale. Më 15.01.2025, në bazë të aktvendimit gjyqësor, ajo ishte kthyer përsëri në vendin e punës në Njësinë e Çështjeve Administrative Shkup.

“Me këtë veprim të paligjshëm janë dhënë patenta-shoferi për 21 persona me kategori të vëna në mënyrë të paligjshme, ndërsa në një rast veprimi ka mbetur në tentativë. Në tri raste, kërkesat e krijuara më parë janë refuzuar, pas çka janë krijuar kërkesa të reja, në të cilat përsëri janë vënë kategori për të cilat nuk ishin plotësuar kushtet ligjore. Gjatë hetimit është konstatuar se katër persona kanë vepruar si ndërmjetësues. Në marrëveshje dhe bashkëpunim me të punësuarën në MPB, ata kanë ndërmjetësuar për dhënien e paligjshme të patentë-shoferëve. Ata kanë gjetur persona të interesuar, i kanë lidhur me punonjësen zyrtare dhe kanë koordinuar procedurën deri në futjen dhe miratimin e paligjshëm të kategorive në sistemin elektronik dhe dhënien e patentë-shoferëve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas masave të ndërmarra, ndaj të punësuarës në MPB ekzistojnë baza të dyshimit për 22 vepra penale “Falsifikim i dokumentit”, sipas nenit 378 të Kodit Penal, si dhe një vepër penale “Falsifikim i dokumentit” në tentativë, sipas nenit 378 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Një pjesë e personave të tjerë të kallëzuar, në marrëveshje dhe bashkëpunim me të punësuarën, kanë marrë pjesë në procedurat për dhënien e paligjshme të patentë-shoferëve. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim dokumenti” në bashkëkryerje, sipas nenit 378 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, ndërsa një person dyshohet për veprën e njëjtë në tentativë, sipas nenit 378 në lidhje me nenet 22 dhe 19 të Kodit Penal.

Personat të cilëve u janë dhënë patentë-shoferët, edhe pse nuk i plotësonin kushtet ligjore për kategoritë përkatëse, i kanë nisur procedurat duke paraqitur kërkesa. Më pas, kategoritë janë vënë dhe miratuar në mënyrë të paligjshme në sistemin elektronik. Për këta persona ekzistojnë baza të dyshimit për kryerje të veprës penale “Falsifikim dokumenti” në bashkëkryerje.

Si plotësim, gjashtë persona i kanë përdorur patentë-shoferët e dhënë në këtë mënyrë gjatë kalimit të kufirit shtetëror. Dy prej tyre i kanë përdorur edhe në procedurat për marrjen e certifikatave të kompetencës profesionale për shoferë në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, duke marrë certifikata të dhëna nga Ministria e Transportit. Për këto veprime ekzistojnë baza dyshimi për gjashtë vepra penale “Përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, sipas nenit 380 të Kodit Penal.
Në një rast, procedura për futjen e paligjshme të kategorisë nuk është përfunduar, për shkak të së cilës ekzistojnë baza dyshimi për veprën penale “Falsifikim dokumenti” në tentativë në bashkëkryerje.

Për parregullsitë e konstatuara, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka njoftuar Ministrinë e Transportit – Sektorin për Transport Rrugor dhe Infrastrukturë, me kërkesë për kryerjen e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme ndaj personave juridikë të cilët bëjnë trajnime ose ndërmjetësojnë në dhënien e certifikatave të kompetencës profesionale, si dhe për rishqyrtimin e ligjshmërisë së certifikatave të dhëna më parë dhe marrjen e masave përkatëse në përputhje me ligjin.

Në kuadër të masave të ndërmarra, ndaj të punësuarës në MPB do të paraqitet edhe Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa do t’i shqiptohet edhe masa e detyrueshme e largimit – pezullimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

You Might Also Like

I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro
Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina
Vihet në funksion “Safe City” në Veles

LEXO GJITHASHTU

Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet
Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet
Lajme
Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
Lajme
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
TOP Momenti
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Lajme
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
TOP Momenti

Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri

September 13, 2026
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
TOP Momenti

LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar

September 13, 2026
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
TOP Momenti

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë

September 13, 2026
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër
TOP Momenti

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?