Të paktën 44 persona u plagosën, përfshirë një në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Francën veriore, thanë autoritetet lokale. Midis të plagosurve është një vajzë 18-vjeçare e cila u transportua me helikopter në spital në gjendje kritike .
Ministri i Transportit i Francës, Philippe Tabaro, tha se në tren kishte rreth 180 pasagjerë, i cili po udhëtonte midis Rouen dhe Caen në Normandi.
Rreth 140 zjarrfikës dhe anëtarë të shërbimeve të tjera të emergjencës u dërguan në vendin e aksidentit, pranë komunës së Cleon, në jug të Rouen.
Shkaku i daljes nga shinat e trenit është aktualisht i panjohur, raporton BBC.
Autoritetet lokale aktivizuan një plan për t’u marrë me numrin e madh të të plagosurve pasi treni doli nga shinat pak para orës 20:00 sipas orës lokale.
Fotot që u shfaqën më vonë tregonin pasagjerë që po dilnin nga treni i dëmtuar. Mediat franceze raportojnë se tre kompozime u përmbysën.
Kompania shtetërore hekurudhore SNCF tha se incidenti shkaktoi “ndërprerje të konsiderueshme” të trafikut hekurudhor në zonë.

