Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka drejtuar një thirrje të hapur të gjithë bashkëqytetarëve dhe anëtarëve të Aleancës që të bëhen bashkë sot, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të marrë pjesë masivisht në “Marshin për Liri”.
Në thirrjen e tij, Gjini theksoi rëndësinë e unitetit qytetar në këtë periudhë të rëndësishme që po kalon vendi.
“Të dashur bashkëqytetarë, të dashur anëtarë të Aleancës, ju ftoj që sot në ora 14:00 të bëhemi bashkë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Marshin për Liri. Të jemi të gjithë së bashku, ta japim mesazhin më të mirë që mundet me dhënë Kosova në këto momente të rëndësishme për vendin”, thotë Gjini në videon e publikuar në profilin e tij.
