By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues
TOP Momenti

Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues

Momenti
Published: September 11, 2026

Kryetari i Këshillit organizativ të Kongresit të ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, thotë se për momentin fokusi i strukturave të partisë është organizimi sa më i mirë i këtij procesi, ndërsa pas Kongresit, sipas tij, do të ketë hapësirë për kontakte me të gjithë aktorët politikë.

Limani, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, thekson se Kongresi duhet të shërbejë si pikënisje për një proces të ri brenda partisë, me synim bashkimin e strukturave dhe individëve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të ASH-së, si dhe rikthimin e saj në skenën politike si subjekt konkurrues.

Your browser does not support the video tag.

“Ne si Aleancës për Shqiptarët jemi të koncentruar në organizimin e Kongresit që do të mbahet së shpejti dhe ky është qëllimi ynë tani dhe pas Kongresit gjithësesi mund të ketë kontakte me të gjithë aktorët politikë”, deklaroi Limani në intervistë për Ora24.tv.
“Si kryetar i Këshillit organizativ të Kongresit të ASH jam i angazhuar plotësisht për këtë Kongres, nga i cili besoj se të gjithë do të angazhohemi edhe për të rikthyer njerëz të cilët kanë qenë dikur ose të cilët janë diku tjetër dhe për ta rikthyer pozitën e ASH në skenën politike”, shtoi më tej Limani.

Kongresi i ASH është planifikuar për në tetor, eventualisht në nëntor.

“Pritet që gjatë kësaj periudhe ta caktojmë edhe datën finale të Kongresit, dhe besoj se së shpejti do të dihet data. Deri atëherë do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të organizimit sa më të mirë të Kongresit. Sa i takon ASH-së, për të qenë realist deri në fund duhet ta pranojmë që ASH nuk po kalon në periudhën e saj më të mirë tani. Për këtë ekzistojnë shumë arsye dhe nuk besoj se të gjitha problemet që paraqiten në zhvillimin e një partia nuk duhet të fliten apo të fshihen. Mendoj se duhet të analizohen seriozisht dhe për të gjithë këto probleme të gjendet zgjidhje. Kongresi do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për definimin e qartë të orientimit politik të partisë dhe për caktimin e një rruge të qartë afatmesme dhe një strategjie afatgjate në zhvillimin dhe forcimin e ASH-së. Siç dihet, në partinë tonë ndër vite ka pasur shumë ndarje dhe pikëtisht për këtë arsye duhet të ndërtohet një strategji pak më serioze për bashkimin dhe veprimin e përbashkët të shumicës së anëtarëve dhe strukturave të cilat kanë qenë pjesë e një rrugëtimi politik të ASH. Unë mendoj që ASH ka një potencial të madh, dhe unë në cilësinë e kryetarit të Këshilllit organizativ të kongresit dhe jo vetëm unë, por të gjithë jemi në kontakt me struktura dhe individ të ndryshëm dhe shoqata, me të vetmin qëllim që ta bëjmë më të mirën e mundshme për zhvillimin e partisë dhe rikthimin e saj si subjekt politik konkurrues si dhe një faktorë serioz në skenën politike në Maqedoninë e Veriut”, tha Limani.

Sipas Limanit, Kongresi pritet të jetë një moment kyç për të përcaktuar orientimin e ardhshëm politik të Aleancës për Shqiptarët dhe për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme për forcimin e partisë. Në këtë drejtim, ai vlerëson se potenciali njerëzor i krijuar ndër vite mbetet një prej burimeve kryesore të ASH-së.

You Might Also Like

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan
Nagavci: LVV-ja voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga traktori
​“E vërteta e vizitës së Ivanka Trump në Vlorë”, Rama zbulon çfarë po negociohet për Sazanin

LEXO GJITHASHTU

Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti, i interpretuar në mënyrë të paskrupullt nga Haxhiu e Nagavci
Mustafa për zhvillimet në Kuvend: Skenar i turpshëm i kompozuar nga Kurti, i interpretuar në mënyrë të paskrupullt nga Haxhiu e Nagavci
Lajme
Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale
Zekaj: Në BE s’është parë që edhe pas aktakuzës të mblidhen prova, siç bëri Prokuroria Speciale
Lajme
Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës
Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës
Lajme
Ambasada e Amerikës në Prishtinë nderon viktimat e 11 Shtatorit
Ambasada e Amerikës në Prishtinë nderon viktimat e 11 Shtatorit
TOP Momenti
Bajraktari: Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk kanë arritur të provohen
Bajraktari: Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk kanë arritur të provohen
Lajme

You Might Also Like

Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në
TOP Momenti

Një ditë para Marshit për Liri, Haziri sjell dëshminë e Rugovës në hagë për UÇK-në

September 11, 2026
Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët
TOP Momenti

Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët

September 11, 2026
Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës
TOP Momenti

Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës

September 11, 2026
Pyetësori i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?
TOP Momenti

Pyetësori i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?