By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës
TOP Momenti

Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës

Momenti
Published: September 11, 2026

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare politikania dhe aktivistja italiane, Emma Bonino, që për kohë të gjatë qe zë mbështetës për Kosovën, si në luftë por edhe pas saj.

“Sot kemi humbur jo vetëm lideren tonë, por edhe një prej figurave më largpamëse, guximtare e të lira në historinë politike të shtetit tonë”, ka njoftuar partia e saj “Më shumë Evropë” të premten.

Your browser does not support the video tag.

Bonino njihet si një prej zërave mbështetës për intervenimin e NATO-s më 1999 në Kosovë. Madje ajo pati vizituar refugjatët e Kosovës në shtetet përreth. Më 9 maj të atij viti, Bonino pati qëndruar në Shkup si komisionere e ndihmave humanitare e Bashkimit Evropian. Nga aty pati alarmuar për çështjen e Kosovës. “Janë të paktën 690 mijë të zhvendosur, që nënkupton se një bombë njerëzore është mbushur dhe mund të shpërthejë në çdo kohë”, pati thënë ajo.

Në këtë deklaratë, Bonino pati alarmuar se si autoritetet jugosllave të asaj kohe s’patën lejuar kosovarët të hynin në Maqedoni për katër ditë.

Pas luftës, ajo ka qenë po ashtu mbështetëse e Kosovës. Më 2013 madje pati vizituar Kosovën. Në konferencë për shtyp ajo qe zotuar për mbështetje për heqjen e vizave.

Për botën, ajo do të mbahet mend si politikania radikale italiane që ka udhëhequr fushatat për të legalizuar abortin dhe divorcin, pavarësisht kundërshtimeve të Vatikanit.

“Jeta e saj ka qenë një rrëmujë kundër gjithçkaje që mohonte lirinë: kundër aborteve klandestine, kundër urisë, zgjedhjes së politikës partiake, gjymtimit të organeve gjenitale femërore, drejtësisë ndëshkuese, gjenocidit dhe çdo forme autoritarizmi”, thuhet në reagimin e partisë së saj, si përshkrim të karrierës së Boninos.

You Might Also Like

Çfarë fshihet pas teorisë së Prokurorisë? Eksperti amerikan ‘zbërthen’ rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën
LVV mban mbledhje të jashtëzakonshme, vendos t’i votojë Çitakun e Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
​“Anëtarësimi në NATO dhe BE”, Kurti takon delegacionin e “Young Global Leaders” të Forumit Ekonomik Botëror
Policia kthen prapa rreth 15 vetura me simbole shtetërore e kombëtare në Mitrovicë të Veriut

LEXO GJITHASHTU

VV gati për ta “votuar Çitakun”, pasi PDK tha se s’shkon në seancë dhe se do t’i drejtohet Kushtetueses
VV gati për ta “votuar Çitakun”, pasi PDK tha se s’shkon në seancë dhe se do t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme
VV i ndërroi fjalët për Çitakun e Shalën, Ramadani: E duan 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, ua kemi lexuar në xhep skenarin
VV i ndërroi fjalët për Çitakun e Shalën, Ramadani: E duan 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve, ua kemi lexuar në xhep skenarin
Lajme
Tërhiqet VV’ja, thotë se nesër do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi
Tërhiqet VV’ja, thotë se nesër do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi
Lajme
Rama ndan pamje nga Marshi për Liri: Prishtina sot ishte UÇK, kuq e zi e bashkë – kështu duhemi me qenë gjithmonë
Rama ndan pamje nga Marshi për Liri: Prishtina sot ishte UÇK, kuq e zi e bashkë – kështu duhemi me qenë gjithmonë
Lajme
 Një Irlandë e bashkuar do të ishte “fantastike”, thotë Trump gjatë vizitës në Irlandë
 Një Irlandë e bashkuar do të ishte “fantastike”, thotë Trump gjatë vizitës në Irlandë
Lajme

You Might Also Like

“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë
TOP Momenti

“Luftë online” para aktgjykimit në Hagë, profilet false synojnë tensione në Kosovë

September 12, 2026
OBRM-PDUKM kërkon hetim për 4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e papërfunduar
TOP Momenti

OBRM-PDUKM kërkon hetim për 4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e papërfunduar

September 12, 2026
Osmani për raportet me Kurtin: Bashkëpunuam për presidentin, por dallimet mes nesh mbeten
TOP Momenti

Osmani për raportet me Kurtin: Bashkëpunuam për presidentin, por dallimet mes nesh mbeten

September 12, 2026
Vuçiq vazhdon propagandën për Thaçin: Në Paris mora “sinjale të ndryshme” për vendimin ndaj tij
TOP Momenti

Vuçiq vazhdon propagandën për Thaçin: Në Paris mora “sinjale të ndryshme” për vendimin ndaj tij

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?