Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se janë ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri.
Në njoftim shtohet se, në këtë objekt, janë konstatuar se ka pasur parregullsi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Postimi:
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri
Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Vushtrri, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
The post Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë appeared first on Gazeta Express.

