Deputetja e opozitares, LSDM, Jovana Trençevska, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të opozitës, në mungesë të ministrit Ivan Stoilkoviq, kërkoi përgjigje me shkrim nëse ai do t’u kërkojë falje deputetëve dhe qytetarëve për sharjet, ofendimet dhe tentimin për përleshje fizike në Kuvend, si dhe nëse do të japë dorëheqje.
“Kjo sjellje është e padenjë për një deputet dhe ministër. Stoilkovic nuk mund të jetë mbi përgjegjësinë vetëm pse gëzon mbrojtjen e kryeministrit Hristijan Mickoski. ‘Talog’, ‘mekoteli’, ‘kolenichari’, ‘glodari’, ‘mediokriteti’… Këto nuk janë thjesht deklarata politike. Kjo është përçmim ndaj qytetarëve nga pozita më e lartë shtetërore”, tha Trençevska.
Deputetja shtoi se kulmi i këtij sjelljeje ishte sharja e deputetëve dhe tentimi për përleshje fizike në Kuvend nga ministri Ivan Stoilkoviq.
Trençevska akuzoi se, pavarësisht sjelljes së tij, Stoilkoviq nuk ka kërkuar kurrë falje, ndërsa pas rekonstruksionit të Qeverisë mori një funksion të ri ministror.
“Vendosja e Stoilkoviqit në post ministror nuk është rastësi. Kjo është garanci që ndikimi i Vuçiqit të mbetet i institucionalizuar në Qeveri. Mickoski, në vend që t’u shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, me një kabinet të tillë vazhdon t’u shërbejë interesave të palëve të treta”, tha Trençevska.
Ajo e akuzoi Mickoskin edhe për heshtjen ndaj qëndrimeve të Stoilkoviqit për Ratko Mlladiçin, të dënuar për krime lufte.

