Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se nuk ka dakordim mes partive për votim në pako të nënkryetarëve.
“Patëm konsultim të shkurtë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, nuk ka dakordim për votim për pako. Prandaj, procedojmë veç e veç”.
Haxhiu tha se “për votim veç e veç ishin dakord grupet parlamentare”.
Këtu pati kundërshti nga partitë tjera.
Haxhiu tha se u gjatë konsultimit u dakordua që nëse s’u pajtuan për votim në pako, u morën vesh për votim veç e veç.
Këtu Haxhiu tha se ua jep fjalën shefave të Grupit Parlamentar.
Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje tha se janë pro votimit veç e veç.
The post Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako, Nagavci: Vetëvendosje pro votimit veç e veç appeared first on Gazeta Express.

