Kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 25 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të LDK ku ndër të tjera thuhet se ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike
“Mëngjesi i 11 shtatorit 2001, që mori jetën e rreth 3000 njerëzve të pafajshëm, tronditi mbarë botën dhe mbeti në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit. Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës. Ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratik ndajnë kudo në botë. Sot, përulemi me respekt të thellë para kujtimit të viktimave dhe shprehim solidaritetin tonë të plotë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan. Dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës sonë të përbashkët”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje ai tha se: “Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe vlerën e miqësisë amerikane. Për këtë arsye, lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti. Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj vlerave demokratike që ajo përfaqëson. I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”. /Telegrafi/
