By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Katër raste të dhunës në familje raportohen në rajonin e Prishtinës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Katër raste të dhunës në familje raportohen në rajonin e Prishtinës
TOP Momenti

Katër raste të dhunës në familje raportohen në rajonin e Prishtinës

Momenti
Published: September 11, 2026

Katër raste të dhunës në familje dhe përleshjeve mes personave janë raportuar të enjten në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graqanicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prishtinë, rreth orës 08:00, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje kosovare.

Your browser does not support the video tag.

Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit dhe me pëlqimin e viktimës, ajo është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Në Graqanicë, një grua kosovare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Fushë Kosovë janë raportuar edhe dy burra kosovarë të cilët, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rasteve, ndërsa hetimet për rastet përkatëse janë duke vazhduar. /Telegrafi/

You Might Also Like

Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?
Seanca vazhdon sot, a do të zgjidhen nënkryetarët?
​Ramadani: Miqësia Kosovë-SHBA është e përjetshme, e bazuar në liri, paqe dhe dinjitet

LEXO GJITHASHTU

Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit
Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit
Lajme
Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Lajme
Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?
Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?
Lajme
Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar
Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar
Lajme
Emri i Kujtim Shalës, Bajrami: Nuk bën me e leju Vetëvendosjen me marrë vendime për partitë e tjera
Emri i Kujtim Shalës, Bajrami: Nuk bën me e leju Vetëvendosjen me marrë vendime për partitë e tjera
Lajme

You Might Also Like

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon
TOP Momenti

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon

September 11, 2026
Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua
TOP Momenti

Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua

September 11, 2026
Largohet nga Ministria e Brendshme, Besfort Lamallari – drejtimin e merr Ervin Demo
TOP Momenti

Largohet nga Ministria e Brendshme, Besfort Lamallari – drejtimin e merr Ervin Demo

September 11, 2026
Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes
TOP Momenti

Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar, LS të bëjë propozim kushtetutes

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?