By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu për 11 shtatorin: Dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu për 11 shtatorin: Dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh
Lajme

Haxhiu për 11 shtatorin: Dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh

Momenti
Published: September 11, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se qytetarët e Kosovës e përjetuan tragjedinë e vitit 2001 me një afërsi të veçantë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se Kosova, e cila vetëm dy vjet më herët kishte përjetuar luftën dhe kishte pasur mbështetjen e SHBA-së, e ndjeu dhimbjen e popullit amerikan si dhimbjen e një miku të madh.

Your browser does not support the video tag.

“Kosova e vitit 2001 ende po e merrte veten nga lufta. Vetëm 2 vjet më herët, Shtetet e Bashkuara kishin qenë pranë nesh në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë. Historitë tona janë të ndryshme dhe secila bart dhimbjet e veta, por ne e dinim nga përvoja jonë e afërt çfarë peshe ka prania e mikut sidomos në ditët e vështira. Prandaj, kur Amerika u godit më 11 shtator, qytetarët e Kosovës nuk e përjetuan atë si një tragjedi, e një vendi tjetër, një vendi të largët, dhimbja e asaj dite hyri në shtëpitë tona, në bisedat tona dhe u përjetua me një afërsi të veçantë, si dhimbja për një mik të madh”, tha ajo.

Haxhiu tha se sulmi i 11 shtatorit u kuptua në Kosovë si sulm ndaj vlerave që, sipas saj, kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Ndërsa vetë sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlerat që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën. Disa qytetarë të Kosovës shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë dhe u paraqitën si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe spontan. Që tregonte se afër e ndjente Kosova dhimbjen e Amerikës. 25 vjet pas 11 shtatorit, e kemi një brez që nuk e ka jetuar atë ditë, për të 11 shtatori është histori e mësuar nga rrëfimet e atyre që e përjetuan, nga fotografitë dhe nga pamjet që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e botës. Kjo është edhe arsyeja pse pas një çerek shekulli nuk mjafton vetëm t’i kujtojmë ata që humbën jetën, duhet t’u tregojmë edhe atyre që erdhën më pas se çfarë ndodhi atë ditë, sa shpejt mund të prishet rrjedha e zakonshme e jetës. Por edhe sa shumë mund të bëjë njeriu për njeriun në çastet e vështira”, tha ajo./EO/

The post Haxhiu për 11 shtatorin: Dhimbja e Amerikës u përjetua në Kosovë si ajo e një miku të madh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Musliu poston foto me Çitakun: Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit
Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?
Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar
Emri i Kujtim Shalës, Bajrami: Nuk bën me e leju Vetëvendosjen me marrë vendime për partitë e tjera

LEXO GJITHASHTU

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë
FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë
Lajme
Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
TOP Momenti
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
TOP Momenti
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?
TOP Momenti
Vetëm deputetët e PDK’së shkojnë në sallë me kohë për vazhdimin e seancës konstituive
Vetëm deputetët e PDK’së shkojnë në sallë me kohë për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

You Might Also Like

Rama shpalos projektin e madh të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike
Lajme

Rama shpalos projektin e madh të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike

September 11, 2026
“Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para “Marshit për Liri”
Lajme

“Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para “Marshit për Liri”

September 11, 2026
Zgjasin prangat dhe krijojnë zhurmë- Asamblistët e VV-së ‘protestojnë’ në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Lajme

Zgjasin prangat dhe krijojnë zhurmë- Asamblistët e VV-së ‘protestojnë’ në Kuvendin Komunal të Prishtinës

September 11, 2026
Rama: Toka nuk falet, projekti për Tulltoren votohet sot
Lajme

Rama: Toka nuk falet, projekti për Tulltoren votohet sot

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?