By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
Lajme

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Momenti
Published: September 11, 2026

Një stuhi e fuqishme goditi të enjten një pjesë të madhe të Italisë, duke shkaktuar dy viktima, përmbytje, rrëshqitje dheu dhe probleme të mëdha në komunikacion. Zjarrfikësit kryen qindra ndërhyrje në të gjithë vendin, ndërsa situata ishte veçanërisht e rëndë në veri të vendit dhe në Toskanë.

Në Latisana, pranë Udines, një grua humbi jetën pasi makina e saj mbeti e bllokuar në një nënkalim të përmbytur. Ajo u mbyt në automjet, pavarësisht përpjekjes së karabinierëve për ta shpëtuar.

Your browser does not support the video tag.

Zona mes Latisanës dhe Lignanos u godit nga përmbytje të mëdha, ndërsa lumi Tagliamento doli nga shtrati. Në San Michele al Tagliamento, zjarrfikësit shpëtuan nga një makinë të bllokuar për shkak të motit të keq një grua shtatzënë, raporton ANSA.

View this post on Instagram

A post shared by InTrieste Magazine (@in_trieste)

Tragjedia e dytë ndodhi në Sinalunga, pranë Sienës, ku humbi jetën një grua rreth 80 vjeç. Sipas informacioneve të para, ajo kishte shkuar për të mbyllur një dritare kur era e fuqishme theu xhamin dhe një copë e tij i preu një venë. Gruaja humbi shumë gjak në shtëpi dhe mjekët, kur mbërritën, nuk mundën ta ndihmonin më.

Moti i keq shkaktoi probleme në të gjithë vendin. Në Valtellina, 45 persona u evakuuan për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa në Toskanë u regjistruan më shumë se 63 mijë goditje rrufeje.

Në ishullin Elba, një stuhi e fuqishme për vetëm rreth 20 minuta përmbyti pjesë të Portoferraios, ndërsa në Cecina ranë më shumë se 80 milimetra shi për më pak se dy orë.

Probleme u raportuan edhe në Milano, Verona, Liguri dhe rajonin Marche. Në Liguri, përroi Lavagna doli nga shtrati për të dytën ditë radhazi, duke shkaktuar evakuimin e shkollave dhe mbylljen e disa urave, ndërsa pranë Portofinos dhe Santa Margherita Ligure u vunë re tromba detare.

The post Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nis seanca, a do t’i votojë VV të propozuarit e PDK dhe LDK?
Hoti flet para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar
Emri i Kujtim Shalës, Bajrami: Nuk bën me e leju Vetëvendosjen me marrë vendime për partitë e tjera
FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë
Vetëm deputetët e PDK’së shkojnë në sallë me kohë për vazhdimin e seancës konstituive

LEXO GJITHASHTU

Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
Zjarr në Shuto Orizare, digjen disa dyqane – zjarri u lokalizua në kohë
TOP Momenti
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
​Rrahmani: Kjo situatë i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet
TOP Momenti
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?
Sot vazhdimi i seancës, a do të përmbyllet konstituimi i Kuvendit?
TOP Momenti
Seanca vazhdon sot, a do të zgjidhen nënkryetarët?
Seanca vazhdon sot, a do të zgjidhen nënkryetarët?
TOP Momenti
Rama shpalos projektin e madh të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike
Rama shpalos projektin e madh të “Tulltores” – hotel, restorante dhe hapësira teknologjike
Lajme

You Might Also Like

“Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para “Marshit për Liri”
Lajme

“Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para “Marshit për Liri”

September 11, 2026
Zgjasin prangat dhe krijojnë zhurmë- Asamblistët e VV-së ‘protestojnë’ në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Lajme

Zgjasin prangat dhe krijojnë zhurmë- Asamblistët e VV-së ‘protestojnë’ në Kuvendin Komunal të Prishtinës

September 11, 2026
Rama: Toka nuk falet, projekti për Tulltoren votohet sot
Lajme

Rama: Toka nuk falet, projekti për Tulltoren votohet sot

September 11, 2026
Arben Gashi e quan VV’në bllokuese: S’mund të na caktojë një parti tjetër emrin për nënkryetar
Lajme

Arben Gashi e quan VV’në bllokuese: S’mund të na caktojë një parti tjetër emrin për nënkryetar

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?