Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së rrugëve dhe krijimin e kushteve më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas një njoftimi për media thuhet se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto plane do të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar gjithashtu hartimin e planeve mujore të punës për mirëmbajtjen e rrugëve. Këto plane do të mundësojnë organizim dhe planifikim më efikas, si dhe mbikëqyrje më të rregullt të punimeve në terren.Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe apelojmë për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në segmentet rrugore ku ekipet janë duke punuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
