By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
Lajme

Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Momenti
Published: September 10, 2026

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje udhëtarëve që hyjnë në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës që të respektojnë procedurat doganore dhe të deklarojnë mallrat që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Puna e përditshme e zyrtarëve doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përfshin informimin e udhëtarëve, kontrollin e bagazheve dhe zbatimin e procedurave doganore, me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të Republikës së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrolleve doganore. Gjatë këtyre kontrolleve, zyrtarët doganorë përdorin edhe skanerin, si pajisje ndihmëse për kontrollin e bagazheve dhe identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt i deklarimit.

Dogana e Kosovës rikujton se për udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar.

Në rastet kur vlera e mallrave për nevoja personale tejkalon këtë kufi, mallrat duhet të deklarohen në kanalin e kuq, ku zyrtari doganor do ta informojë udhëtarin për procedurat e mëtejshme doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e ekonomisë, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe të çdo forme tjetër të veprimtarisë së paligjshme.

Informimi dhe deklarimi i saktë i mallrave janë pjesë e rëndësishme e një udhëtimi të sigurt dhe në përputhje me legjislacionin doganor.

The post Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Emblemat e UÇK’së ngjyrosin Prishtinën kuqezi – Marshi për Liri përmes fotografive
Taulant Balla ndan pamje nga Marshi për Liri: Protesta më e madhe për lirinë e çlirimtarëve, rrugët e sheshet plot sot
Tragjedia në Junik, ky është personi që vdiq tragjikisht pas aksidentit me katërçikletë
Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur -Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm!
Hamza pas marshit: Populli foli sot – Më 16 shtator, Kosova pret të jehojnë botërisht fjalët “Shpalleni të pafajshëm”

LEXO GJITHASHTU

QMK: Ende aktiv zjarri pranë Belicës
QMK: Ende aktiv zjarri pranë Belicës
TOP Momenti
Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet të kërkojnë falje tek qytetarët për politikat e qeverisjes së tyre
Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet të kërkojnë falje tek qytetarët për politikat e qeverisjes së tyre
TOP Momenti
Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!
Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!
Lajme
Hoxha: Ajër më i pastër për qytetarët me centralet e reja të gazit
Hoxha: Ajër më i pastër për qytetarët me centralet e reja të gazit
TOP Momenti
Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet
Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet
Lajme

You Might Also Like

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm
Lajme

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

September 12, 2026
Aksident tragjik në Junik, vdes në vendin e ngjarjes ngasësi i një katërçiklete
Lajme

Aksident tragjik në Junik, vdes në vendin e ngjarjes ngasësi i një katërçiklete

September 12, 2026
Lladrovci: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!
Lajme

Lladrovci: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

September 12, 2026
Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës
Lajme

Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?