By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Lajme

Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Momenti
Published: September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian tha të enjten se gushti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, teksa temperaturat e oqeaneve arritën gjithashtu nivele të paprecedentë dhe Evropa Perëndimore shënoi verën më të nxehtë.

Në përgjigje të vlerësimit të Shërbimit të Kopernikut për Ndryshimet Klimatike, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se derisa njerëzimi të heqë dorë nga lëndët djegëse fosile, planeti do të zhytet gjithnjë e më thellë në terrene të panjohura.

Your browser does not support the video tag.

Vëzhgimet e Kopernikut datojnë që nga viti 1940, por dëshmi të tjera – si mostrat e akullit, unazat e pemëve dhe skeletet e koraleve – u mundësojnë shkencëtarëve ta vendosin klimën e sotme në një kontekst historik shumë më të gjatë.

“Njerëzit nuk kanë përjetuar temperatura aq të larta sa sot, me shumë gjasë, të paktën gjatë 100.000 vjetëve të fundit”, tha për AFP-në Samantha Burgess nga Qendra Evropiane për Parashikime Meteorologjike Afatmesme, e cila mbikëqyr Kopernikun.

Temperaturat mesatare globale të ajrit në gusht ishin 16.96 gradë Celsius, tha Koperniku – 0.01 gradë më shumë se rekordi i mëparshëm brenda një muaji, i vendosur në korrik 2023. Koperniku tha se i konsideron këta dy muaj bashkërisht më të nxehtët, duke pasur parasysh diferencën shumë të vogël në temperatura.

Shkencëtarët thonë se aktiviteti njerëzor – kryesisht djegia e qymyrit, naftës dhe gazit – e ka ngrohur planetin me rreth 1.4 gradë Celsius që nga periudha paraindustriale dhe ka rritur ashpërsinë dhe gjasat për episode të motit ekstrem.

Megjithatë, emetimet e gazeve serrë arritën nivele të reja rekord në vitin 2025.

“Dëshmitë janë të pakundërshtueshme: ky është çmimi që po rritet si pasojë e varësisë së njerëzimit nga lëndët djegëse fosile dhe krizës globale klimatike që ajo po ushqen”, tha shefi i klimës në Kombet e Bashkuara, Simon Stiell, duke komentuar raportin e Kopernikut.

Temperaturat e sipërfaqes së deteve në mbarë botën gjithashtu shënuan një rekord të ri ditor dhe u barazuan me rekordin për muajin gusht, pas tre muajsh të temperaturave rekord të regjistruara në oqeanet e tokës.

Më shumë se 90 për qind e nxehtësisë së tepërt nga emetimet e gazeve serrë është përthithur nga oqeanet, duke e mbrojtur tokën nga ngrohja, por me kosto të madhe për jetën detare, shkëmbinjtë koralorë dhe komunitetet bregdetare.

Rekorde të reja u regjistruan në Atlantik dhe Mesdhe, por edhe në Paqësorin tropikal, ku fenomeni klimatik, El Njino, që vlerësohet se është më i fuqishmi në epokën moderne, po forcohet me shpejtësi.

Shkencëtarët presin që rekordet të vazhdojnë të thyhen në muajt në vijim, teksa “Super El Njino” i afrohet intensitetit maksimal rreth dhjetorit, dhe që viti 2027 – e ndoshta edhe 2026 – të bëhet viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

“Ndryshimet klimatike e bëjnë çdo El Ninjo më të nxehtë dhe derisa të ndalojmë djegien e qymyrit, naftës dhe gazit, muajt që thyejnë rekordet e nxehtësisë do të vazhdojnë të vijnë”, tha Friederike Otto, shkencëtare e klimës në Kolegjin Imperial të Londrës.

Koperniku tha po ashtu se gushti “shënoi fundin e verës më të nxehtë të Evropës Perëndimore”, e cila tejkaloi rekordin e vendosur më 2003.

Sezoni nga qershori deri në gusht u karakterizua nga valë të njëpasnjëshme të forta të të nxehtit, të cilat detyruan autoritetet që të mbyllnin shkollat, thanë lumenj dhe përgatitën terrenin për zjarre shkatërruese.

Liqenet dhe lumenjtë thahen

Nga mesi i korrikut deri në mesin e gushtit, platforma evropiane e monitorimit EuroMomo vlerësoi se në Evropë pati më shumë se 32.000 vdekje si pasojë e temperaturave të larta.

Shkencëtarët nga rrjeti World Weather Attribution arritën në përfundimin se një valë veçanërisht e fortë e të nxehtit në qershor do të kishte qenë “praktikisht e pamundur” të ndodhte pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Por, nxehtësia e jashtëzakonshme u ndje në mbarë globin.

Të mërkurën, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së tha se Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë./REL/

The post Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vendoset flamuri gjigant “Liria ka emër” në selinë e Odës së Mjekëve
Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të

LEXO GJITHASHTU

Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
TOP Momenti
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë
Lajme
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Lajme

Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve

September 10, 2026
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lajme

Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë

September 10, 2026
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

September 10, 2026
Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV
Lajme

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?