By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Varrimi shtetëror i Mlladiqit, dëshmi se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e viteve ’90
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Varrimi shtetëror i Mlladiqit, dëshmi se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e viteve ’90
Lajme

Varrimi shtetëror i Mlladiqit, dëshmi se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e viteve ’90

Momenti
Published: September 10, 2026

Ratko Mlladiq mbetet një nga emrat më të errët të luftërave në ish-Jugosllavi. Përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, ai u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare. Por, pavarësisht krimeve të dokumentuara dhe dënimit gjyqësor, Serbia e përcolli varrimin e tij me nderime shtetërore.

Njohësit thonë se ky nuk është vetëm një akt ndaj një figure të së kaluarës, por dëshmi se ideologjia që prodhoi krimet e viteve ’90, vazhdon të ushqehet edhe sot.

Your browser does not support the video tag.

Ratko Mlladiq është njëri nga kriminelët serbë që historia nuk do ta harrojë kurrë për gjenocidin që kreu në Bosnjë.

Pas emrit të tij qëndrojnë mijëra jetë të shuara, familje të shkatërruara dhe një nga kapitujt më të errët të luftës.

Më shumë se 8 mijë burra u vranë nën komandën e Mlladiqit në Srebrenicë.

Një krim për të cilin Mlladiqi u dënua përjetësish për gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.

Por, varrosja e tij me ceremoni shtetërore nga Serbia u pa si një tjetër fyerje për viktimat dhe familjet e tyre.

Madje ideologjia që prodhoi krimet e Mlladiqit nuk mbeti vetëm në të kaluarën.

Ajo vazhdon të shfaqet në hapësirat publike, në institucione shtetërore, në rrugë, në stadiume dhe tek çdo i ri dhe i moshuar serb.

E njohës që merren me gjeopolitikën dhe sigurinë thonë se përmes këtij diskursi të Serbisë, masës i përcillet mesazhi se krimet e kryera ndaj popujve të tjerë nuk trajtohen si krime, por si vepra për të cilat autorët mund të konsiderohen heronj dhe madje të mbrohen.

“Ata nëpërmjet kësaj forme janë duke organizuar nacionalizmin dhe riorganizuar ate duke e mbajtur në stadin e një mobilizim të lartë pasi në këtë çështje ata japin një mesazh tek masa se çfarë do krime dhe kur do që bëni ndaj etnive tjera jo serbe atëherë në vendin e tyre ata snjëherë nuk do të konsiderohen si kriminel por si heronj lufte”, tha Gurakuç Kuçi, nga Instituti “Octopus”.

Në këtë kontekst edhe njohës të sigurisë thonë se kjo është ideologjia e Serbisë që, në vend të përballjes me krimet, zgjedh t’i glorifikojë autorët e tyre.

“Glorifikimi nga shteti serb varrosja e tij me cermoni shtetërore është apsolutisht e papranueshme është e trishtueshem dhe e tregon mendësin e këtij shteti që ende është në vitet e ’90 dhe ende e mendon gjenocidin glorifikim fatkeqësisht për këtë shtet”, theksoi Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

E reagimet ndaj varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore ishin të shumta. Viktimat, familjarët dhe përfaqësues ndërkombëtarë e dënuan ceremoninë, duke e cilësuar atë si glorifikim të një krimineli të dënuar për gjenocid dhe fyerje ndaj viktimave të Bosnjës.

The post Varrimi shtetëror i Mlladiqit, dëshmi se Serbia ende nuk është shkëputur nga ideologjia e viteve ’90 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Maliqi për Specialen: Kosova me gjasë viktimë e një pazari ndërkombëtar, do ta shohim rezultatin e këtij eksperimenti miliardësh
“A jeni lodh?” – Bahtiri arrin në Kuvend, nuk përgjigjet për nënkryetarët dhe marshin
Çështja e pronës tek “Tulltorja”, Rama: Toka s’po falet, po jepet në shfrytëzim – kryeqyteti i përfiton 1 milion euro në vit
Mbrojtja e Smakajt: Fjalët që u përdorën në vizitën me Thaçin nuk përbëjnë cenim të dëshmitareve ose drejtësisë
Musliu-Shoshi: Deri më 16 shtator prioritet është konstituimi i Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon
Zemaj: Logjika e LVV-së për ta nënshtruar LDK-në nuk kalon
TOP Momenti
Rreth 400 gjoba dhe 20 motoçikleta të sekuestruara në Prishtinë
Rreth 400 gjoba dhe 20 motoçikleta të sekuestruara në Prishtinë
Lajme
Kërkesa e VV’së që LDK ta ndryshojë emrin e Kujtim Shalës, Zemaj: Logjika e tyre për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon
Kërkesa e VV’së që LDK ta ndryshojë emrin e Kujtim Shalës, Zemaj: Logjika e tyre për t’i nënshtruar të tjerët nuk kalon
Lajme
Rrahmani: Do të provohet me çdo kusht t‘i zgjatet jeta këtij pushteti të dhunshëm
Rrahmani: Do të provohet me çdo kusht t‘i zgjatet jeta këtij pushteti të dhunshëm
Lajme
Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua
Rama zyrtarizon largimin e Lamallarit, poston video me Demon dhe ish-Ministrin: Po bëjmë lëvizje në skuadër, Besforti do punojë me mua
TOP Momenti

You Might Also Like

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Osmani: Kosova qëndron në krah të SHBA-së
Lajme

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Osmani: Kosova qëndron në krah të SHBA-së

September 11, 2026
1,597 gjoba trafiku të shqiptuara në Gjilan brenda një jave
Lajme

1,597 gjoba trafiku të shqiptuara në Gjilan brenda një jave

September 11, 2026
Nis seanca në Hagë, asnjë nga të akuzuarit nuk ndodhet në sallë
Lajme

Nis seanca në Hagë, asnjë nga të akuzuarit nuk ndodhet në sallë

September 11, 2026
Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar
Lajme

Abrashi: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?