Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas ‘ngecjes’ së konstituimit të Kuvendit, tek çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve, gjë për të cilën, Albulena Haxhiu, ka kërkuar pauzë 30 minutëshe për diskutim.
Deda, ka thënë se, me 11 shkurt nuk pat dilema si votohen nënkryetarët e Kuvendit, u votuan të gjithë në pako, duke shtuar ‘’Çka keni tash që po zvarritni?’’.
‘’Me 11 shkurt nuk pat dilema si votohen nënkryetarët e Kuvendit, u votuan të gjithë në pako. Çka keni tash që po zvarritni? Edhe ashtu kjo “seancë konstituive” duhet të merr validimin nga Gjykata Kushtetuese’’, ka shkruar ai. /Express.
The post ‘‘Çka keni tash që po e zvarritni’’, Deda: Me 11 shkurt nënkryetarët u votuan në pako, s’pati dilema appeared first on Gazeta Express.

