By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata jep detajet pas dënimit të Pal Lekajt dhe tre të tjerëve: Vendimet nuk ekzekutohen pa marrë formë të prerë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata jep detajet pas dënimit të Pal Lekajt dhe tre të tjerëve: Vendimet nuk ekzekutohen pa marrë formë të prerë
Lajme

Gjykata jep detajet pas dënimit të Pal Lekajt dhe tre të tjerëve: Vendimet nuk ekzekutohen pa marrë formë të prerë

Momenti
Published: September 9, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditura detajet e aktgjykimit dënues ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe tre të akuzuarve të tjerë në rastin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dënimet me burgim nuk do të ekzekutohen derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Your browser does not support the video tag.

Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa i është shqiptuar edhe dënim plotësues, me të cilin i ndalohet për 3 vjet e 6 muaj ushtrimi i funksionit në administratë publike apo në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

“I akuzuari P.L është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tetë, muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë si dhe i është caktuar dënim plotësues ashtu që të pandehurit P.L i ndalohet për tre (3) vite e gjashtë (6) muaj ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, pas mbajtjes së dënimit me burgim”, thuhet në njoftim.

I akuzuari N.SH. është dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, ndërsa i ndalohet për 2 vjet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo shërbime publike pas mbajtjes së dënimit.

Me të njëjtin dënim, 1 vit e 8 muaj burgim, është dënuar edhe B.T., të cilit po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksionit në administratë publike apo shërbime publike për 2 vjet pas vuajtjes së dënimit.

Ndërkaq, E.B., i akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim. Edhe ndaj tij është shqiptuar dënim plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksionit në administratë publike apo shërbime publike.

Gjykata ka bërë të ditur se Avokatura Shtetërore, si palë e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Të akuzuarit janë obliguar gjithashtu t’i paguajnë shpenzimet e procedurës dhe shumën për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, sipas afateve të përcaktuara në aktgjykim.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda 30 ditësh, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

The post Gjykata jep detajet pas dënimit të Pal Lekajt dhe tre të tjerëve: Vendimet nuk ekzekutohen pa marrë formë të prerë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
Ministri i Jashtëm kroat në konferencën në Riga paralajmëron Evropën për sjelljen e Serbisë ndaj varrimit të Mlladiqit
Petkovic i ankohet emisarit francez: Kurti po përdor veprime të dhunshme, s’ka gatishmëri për Asociacionin

LEXO GJITHASHTU

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog
Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog
TOP Momenti
6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
TOP Momenti
Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
TOP Momenti
A po bëhet më e lehtë sot të gjesh mjekun e duhur?
A po bëhet më e lehtë sot të gjesh mjekun e duhur?
TOP Momenti
Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb
Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash
Lajme

Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash

September 10, 2026
Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milionë euro të qeverisë gjermane
Lajme

Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milionë euro të qeverisë gjermane

September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë
Lajme

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

September 10, 2026
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë
Lajme

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?