By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Lajme

Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë

Momenti
Published: September 9, 2026

Britania e Madhe synon të ndalojë importin e mallrave nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Si reagim Izraeli njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem.

Britania e Madhe do të ndalojë në të ardhmen importin e mallrave nga ngulimet izraelitenë Bregun Perëndimor të lumit Jordan, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm Ed Miliband në një fjalim para Dhomës së Ulët në Londër. Ai tha se këto vendbanime janë të paligjshme.

Your browser does not support the video tag.

Mbretëria e Bashkuar do t’i konsiderojë tani si të paligjshme jo vetëm ngulimet izraelite, por të gjithë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Sipas Miliband sanksione do të vendosen edhe ndaj kujtdo që mbështet ose financon ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme. Ndalimi i tregtisë pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë deri në nëntë muajve.

Njoftimi i qeverisë së Londrës përbën një riorientim të politikës së jashtme britanike. Qeveria e kryeministrit të mëparshëm Keir Starmer ishte dukshëm më e butë në kritikat e saj ndaj politikës izraelite të ngulimeve.

Sipas ekspertëve vendimi i Britanisë së Madhe ka mbi të gjitha karakter simbolik dhe ndikimet ekonomike të sanksioneve pritet të jenë të kufizuara. Prodhimet kryesore që vijnë nga ngulimet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan janë hurmat, agrumet, bimët aromatike dhe vera. Këto përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të eksporteve të përgjithshme izraelite.

Izraeli njofton mbylljen e konsullatës britanike

Presidenti i Izraelit, Izhak Herzog, e kritikoi vendimin e Britanisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një “gabim të rëndë vlerësimi”. Ai u shpreh gjithashtu për një “ndërhyrje” në zgjedhjet e ardhshme në Izrael, të cilat do të mbahen në fund të tetorit. Sipas parashikimeve kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të përballet me një garë të fortë me opozitën.

Si reagim ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, njoftoi ndër të tjera, se Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem. Po ashtu Izraeli do të vendosë ndalim hyrjeje për dymbëdhjetë politikanë dhe aktivistë britanikë, mes tyre edhe ish-kreut të Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

Dhuna e kolonëve është rritur ndjeshëm

Gjithsej dymbëdhjetë shtete, mes tyre Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Danimarka dhe vende të tjera, kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se do të vendosin kufizime tregtare, ose do të shqyrtojnë masa të ngjashme, për mallrat që vijnë nga ngulimet izraelite që konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Sipas deklaratës Holanda, Irlanda, Belgjika, Spanja dhe Norvegjia e kanë ndaluar tashmë importin e mallrave nga këto vendbanime ose janë në proces të zbatimit të një ndalimi të tillë.

Gjermania nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë, mmegjithatë edhe qeveria gjermane së fundmi e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë të ashpër veprimin e Izraelit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është rritur në mënyrë dramatike. Izraeli e mban nën pushtim Bregun Perëndimor që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Përveç rreth tre milionë palestinezëve, atje jetojnë tashmë edhe më shumë se 500.000 kolonë izraelitë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  e vlerësoi në vitin 2024 politikën izraelite të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë qeveria aktuale e kryeministrit Benjamin Netanjahu po e nxit masivisht ndërtimin e vendbanimeve të tjera të reja./DW/

The post Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata lë në arrest shtëpi Jozefin Markun
Bajrami: S’kam informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar tash, për Kushtetuesen bisedoni me Jehonën
Bajrami: S’kam informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar qetash, për Kushtetuesen bisedoni me Jehonën
Duda Balje: S’kam pasur asnjë takim me VV, derisa është kështu as nuk e votoj Presidentin e as nuk rri në sallë
‘‘UÇK na bashkon’’, deputetët e PDK’së me aksion simbolik në Kuvend

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK-së vendosin në foltoren e Kuvendit mbishkrimin “UÇK na bashkon”
Deputetët e PDK-së vendosin në foltoren e Kuvendit mbishkrimin “UÇK na bashkon”
TOP Momenti
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
TOP Momenti
LSDM mbështet idenë e PLD-së: Tashmë kemi propozuar ligj për shtetësinë e dyfishtë
LSDM mbështet idenë e PLD-së: Tashmë kemi propozuar ligj për shtetësinë e dyfishtë
TOP Momenti
Gruda: Thaçi duhet të jetë i lirë, jemi të bindur se do të jetë i lirë më 16 shtator
Gruda: Thaçi duhet të jetë i lirë, jemi të bindur se do të jetë i lirë më 16 shtator
Lajme
Hoti: Jemi në terren krejt jokushtetues, e vendosim në Grup Parlamentar nëse e çojmë seancën në Kushtetuese
Hoti: Jemi në terren krejt jokushtetues, e vendosim në Grup Parlamentar nëse e çojmë seancën në Kushtetuese
Lajme

You Might Also Like

35 aktakuza ndaj 58 personave, dhe 10 persona të ndaluar vetëm  në 24 orët e fundit
Lajme

35 aktakuza ndaj 58 personave, dhe 10 persona të ndaluar vetëm  në 24 orët e fundit

September 9, 2026
Nga Nexhat Daci te Albulena Haxhiu, ja kush e drejtoi Kuvendin nga viti 2001 deri sot
Lajme

Nga Nexhat Daci te Albulena Haxhiu, ja kush e drejtoi Kuvendin nga viti 2001 deri sot

September 9, 2026
Përshkallëzohen sulmet me dronë mes Ukrainës dhe Rusisë
Lajme

Përshkallëzohen sulmet me dronë mes Ukrainës dhe Rusisë

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum
Lajme

Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?