By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së
Lajme

Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së

Momenti
Published: September 9, 2026

Një fotografi e rrallë e komandantit aktual të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është publikuar në kuadër të ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.

Ekspozita është hapur në Galerinë e Arteve të Prishtinës, me kuratore Eliza Hoxhën, në kuadër të aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër” dhe në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

Fotografia e Bashkim Jasharit është pjesë e arkivit fotografik të Kryeziut, i cili përmes ekspozitës ka sjellë një përzgjedhje të fotografive të realizuara gjatë luftës në Kosovë më 1998–1999 dhe në periudhën menjëherë pas saj.

Përmes fotografive të ekspozuara dokumentohen lufta, vuajtjet e popullatës, rezistenca, çlirimi dhe momentet e para pas përfundimit të luftës.

Fotografia e Jasharit, në uniformën e UÇK-së, sjell një dëshmi të rrallë vizuale nga periudha e luftës dhe nga një kapitull i rëndësishëm i historisë së Kosovës.

Nën kurimin e Eliza Hoxhës, ekspozita synon të ruajë dhe promovojë kujtesën historike përmes dëshmive autentike fotografike të kohës.

Realizimi i saj është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës, e cila i është bashkuar kësaj nisme për ruajtjen e kujtesës kolektive.

Hapja e ekspozitës vjen pak ditë para Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës” mbetet e fokusuar te fotografia si dëshmi e drejtpërdrejtë e një periudhe që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Kosovës.

The post Nga arkivi i luftës, publikohet fotografia e rrallë e Bashkim Jasharit me uniformën e UÇK-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

LEXO GJITHASHTU

28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Lajme
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lajme
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

You Might Also Like

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV
Lajme

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV

September 10, 2026
Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës
Lajme

Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

September 10, 2026
Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi
Lajme

Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi

September 10, 2026
Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje
Lajme

Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?