By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raportohet se janë arrestuar 5 zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës për aferën e pronës 1.5 milionëshe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raportohet se janë arrestuar 5 zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës për aferën e pronës 1.5 milionëshe
Lajme

Raportohet se janë arrestuar 5 zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës për aferën e pronës 1.5 milionëshe

Momenti
Published: September 8, 2026

Pesë zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës kanë përfunduar në prangat e Policisë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në kuadër të hetimeve për një pronë prej rreth dy hektarësh në Sllatinë, e cila dyshohet se u tentua të tjetërsohej përmes dokumentacionit të rremë dhe të shitej për 1 milion e 550 mijë euro, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Gëzim Zogjani, drejtor në Komunën e Fushë Kosovës, Adelina Gashi, shefe e Gjeodezisë, Liridona Mustafa, zyrtare ligjore, Driton Gojnovci, zyrtar në Zyrën e Pritjes dhe Enver Asllani, referent në Zyrën e Kadastrit.

Your browser does not support the video tag.

Hetimet e zhvilluara nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë kanë ngritur dyshime se pesë zyrtarët, duke shfrytëzuar autoritetin që buronte nga pozitat e tyre, u kanë mundësuar dy personave të nacionalitetit serb të pajisen me fletë poseduese dhe kopje të planit për parcelën, duke përdorur dokumentacion të dyshuar si të rremë dhe duke aplikuar pa dokumentet e nevojshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, prona ndodhet në Sllatinë të Fushë Kosovës dhe ka sipërfaqe prej rreth dy hektarësh.

Dyshohet se, pasi janë pajisur me dokumentacionin përkatës, personat e përfshirë kanë tentuar ta tjetërsojnë dhe shesin pronën përmes një noterie, duke u paraqitur blerësve potencialë dokumentacionin si të rregullt. Vlera e transaksionit të planifikuar dyshohet të ketë qenë 1.550.000 euro.

Hetuesit dyshojnë se roli i zyrtarëve komunalë nuk është kufizuar vetëm te pajisja me dokumentacion. Sipas provave dhe informacioneve të siguruara gjatë hetimit, ata dyshohet se janë angazhuar edhe për t’ua lehtësuar procedurat personave të përfshirë, përfshirë sigurimin e terminit te noterja dhe shërbime të tjera që lidheshin me realizimin e shitjes.

Policia, në koordinim me Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka analizuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda Komunës së Fushë Kosovës, krahas deklaratave të personave të përfshirë dhe provave të tjera të siguruara gjatë hetimeve.

Dyshimet e hetuesve janë se përmes kësaj skeme është tentuar të shitet, në emër të pronarit të vërtetë, prona e viktimës dhe njëkohësisht të mashtrohen blerësit për shumën prej 1 milion e 550 mijë eurosh.

Pesë zyrtarët komunalë janë intervistuar sot në cilësinë e të dyshuarve, në prani të avokatëve mbrojtës.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e rastit, ndaj Gëzim Zogjanit, Adelina Gashit, Liridona Mustafës, Driton Gojnovcit dhe Enver Asllanit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Bashkëkryerja”.

Rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë. Sipas informacioneve të Sinjalit, deri më tani janë arrestuar dhe ndaluar gjithsej 10 persona, prej të cilëve pesë ndodhen në paraburgim, ndërsa pesë të arrestuarit e fundit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

The post Raportohet se janë arrestuar 5 zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës për aferën e pronës 1.5 milionëshe appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Shalës
Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
Arrin në 1,357 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, 5,326 ende të zhdukur
11 shtete evropiane dhe Kanadaja njoftojnë sanksione tregtare ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor
Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem pas masave ndaj vendbanimeve në Bregun Perëndimor

LEXO GJITHASHTU

Merkel thotë se i “dhemb zemra” si politikane e CDU-së për fitoren e AfD-së në ish-Gjermaninë Lindore
Merkel thotë se i “dhemb zemra” si politikane e CDU-së për fitoren e AfD-së në ish-Gjermaninë Lindore
Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, mbeten të plagosur dy persona
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, mbeten të plagosur dy persona
Lajme
OpenAI thotë se zgjidhi një problem matematikor 90-vjeçar në 88 orë
OpenAI thotë se zgjidhi një problem matematikor 90-vjeçar në 88 orë
Lajme
Raportohet se këta janë 5 zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës e arrestuar për aferën e pronës 1.5 milionëshe
Raportohet se këta janë 5 zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës e arrestuar për aferën e pronës 1.5 milionëshe
Lajme
Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë
Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë
Lajme

You Might Also Like

Vuçiq thotë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor
Lajme

Vuçiq thotë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor

September 8, 2026
Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor, Tel Avivi kundërpërgjigjet
Lajme

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor, Tel Avivi kundërpërgjigjet

September 8, 2026
Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani pas një problemi teknik në kontrollin ajror
Lajme

Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani pas një problemi teknik në kontrollin ajror

September 8, 2026
Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak
Lajme

Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?