By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë
Lajme

Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë

Momenti
Published: September 8, 2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e PISA 2025. Në postimin e ministrisë, thuhet se, rezultatet tregojnë se performanca mesatare e nxënësve në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë.

Tutje, shtohet se, në matematikë performanca mesatare është më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Vëmendje kërkon edhe frekuentimi i shkollës. Rreth 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kishin munguar të paktën në një orë mësimore. Këto të dhëna tregojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve’’, thuhet mes tjerash në postimin e MASH’it.

Postimi:

Publikohen rezultatet e PISA 2025

Në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili u mbajt në periudhën 10-30 maj të vitit 2025, morën pjesë gjithsej 6632 nxënës të moshës 15-vjeç nga 213 shkolla. Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se performanca mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë, ndërsa në matematikë – 350 pikë, performanca mesatare është më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022. Rezultati më i lartë u shënua në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, gjithsej 359 pikë. Rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në këtë edicion të testit PISA, vajzat kanë arritje më të larta se djemtë në të tri fushat e vlerësuara. Në shkencë, vajzat kanë shënuar 366 pikë, ndërsa djemtë 347 pikë, me një diferencë prej 19 pikësh. Në lexim, vajzat kanë arritur 358 pikë, krahasuar me 322 pikë te djemtë, duke shënuar një diferencë prej 36 pikësh. Ndërsa në matematikë, rezultatet janë pothuajse të barabarta, me 351 pikë për vajzat dhe 350 pikë për djemtë, me vetëm 1 pikë diferencë.

Leximi preliminar i gjetjeve të PISA 2025 sugjeron se fokusi i ndërhyrjeve metodologjike dhe pedagogjike duhet të jetë në rritjen e cilësisë së të nxënit dhe në sigurimin e përparimit të të gjithë nxënësve. Prioritet i veçantë duhet t’i kushtohet zhvillimit të aftësive të aplikuara në matematikë, shkencë dhe lexim, veçanërisht aftësive për të menduar në mënyrë kritike, për të interpretuar informacionin, për të zgjidhur probleme dhe për të zbatuar njohuritë në situata të jetës reale.

Një nga fushat me potencial të madh për përmirësim është rritja e numrit të nxënësve që arrijnë nivelet bazë të aftësive. Në vitin 2025, rreth 21% e nxënësve në Kosovë arritën të paktën Nivelin 2 në shkencë, 15% në matematikë dhe rreth 16% në lexim. Në të njëjtën kohë, numri i nxënësve që arrijnë nivelet më të larta të performancës mbetet shumë i vogël. Kjo tregon nevojën për një qasje të dyfishtë: mbështetje më të madhe për nxënësit me rezultate të ulëta dhe programe të veçanta për zhvillimin e potencialit të nxënësve me performancë të lartë.

Vëmendje kërkon edhe frekuentimi i shkollës. Rreth 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kishin munguar të paktën në një orë mësimore. Këto të dhëna tregojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve.

Në bazë të gjetjeve, raporti i Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve rekomandon:

•     Forcimin e të nxënit bazë në matematikë, shkencë dhe lexim, me fokus të veçantë te nxënësit që nuk arrijnë Nivelin 2 të aftësive.

•     Zhvillimin e mësimdhënies së bazuar në zgjidhjen e problemeve, situata reale, mendimin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive.

•     Krijimin e programeve për nxënësit me performancë të lartë, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e talentit në shkencë, matematikë dhe lexim.

•     Shfrytëzimin e reziliencës akademike si praktikë pozitive, duke identifikuar shkollat, mësuesit dhe praktikat që ndihmojnë nxënësit e pafavorizuar të arrijnë rezultate të larta.

•     Forcimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, veçanërisht në pedagogjinë e orientuar drejt kompetencave, vlerësimit formativ, diferencimit të mësimit dhe menaxhimit të klasës.

•     Zhvillimin e politikave për përdorimin efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale-së, duke kaluar nga përdorimi thjesht instrumental drejt përdorimit të tyre për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

•     Forcimin e bashkëpunimit shkollë–familje, veçanërisht për mbështetjen e nxënësve, vijueshmërinë dhe krijimin e shprehive të qëndrueshme të të nxënit.

•     Përmirësimin e klimës së të nxënit dhe disiplinës pozitive, duke krijuar klasa më të qeta, gjithëpërfshirëse dhe të fokusuara në procesin mësimor.

•     Monitorimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe ndërmarrja e masave të hershme për nxënësit me mungesa të shpeshta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i analizojë të gjitha gjetjet, rezultatet dhe të dhënat e dala nga PISA 2025. Raporti do të shërbejë si reference qendrore për ndërhyrjet dhe përmirësimet sistematike, metodologjike dhe pedagogjike të cilat do të reflektohen në Strategjinë e re të Arsimit.

The post Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raportuesi Terras në Kosovë, zgjedhjen e Presidentit e cilëson si “sfidën kryesore”
Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit
Misetiq ndan fjalën e avokates së Thaçit: Prokuroria po kërkon dënimin e tij për biseda që s’patën ndikim real
Binjaket iraniane raportohet se janë torturuar në burg, njëra thuhet se është dënuar me vdekje
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga akuza për pengim të drejtësisë

LEXO GJITHASHTU

“Reagimi ynë do të përshkallëzohet”, përfundon mbledhja, gjyqtarët të prerë: Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e ‘Kushtetueses’
“Reagimi ynë do të përshkallëzohet”, përfundon mbledhja, gjyqtarët të prerë: Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e ‘Kushtetueses’
TOP Momenti
Personi që humbi jetën në QKUK po vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë
Personi që humbi jetën në QKUK po vuante dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë
TOP Momenti
“Susam, qumësht pluhur, bombola gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut
“Susam, qumësht pluhur, bombola gazi, çokollata” sekuestrohen mall në vlerë rreth 20 mijë euro në kufi me Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti
Dogana paralajmëron: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport
Dogana paralajmëron: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport
TOP Momenti
Mbi 500 kuponë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve
Mbi 500 kuponë për kondicionerë inverterë, publikohen listat e përfituesve
TOP Momenti

You Might Also Like

Kroacia gropos 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve
Lajme

Kroacia gropos 14.7 tonë speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve

September 10, 2026
Përparim Rama synon themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
Lajme

Përparim Rama synon themelimin e kompanisë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble

September 10, 2026
A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike
Lajme

A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike

September 10, 2026
OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Lajme

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?