By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra
Lajme

Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra

Momenti
Published: September 8, 2026

Një lokalitet në fshatin Verboc të Drenasit mund të zbulojë gjurmë të rëndësishme të historisë së hershme njerëzore, pasi aty po zhvillohen hulumtime arkeologjike për periudhën e Paleolitit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, kanë vizituar lokalitetin ku po zhvillohen kërkimet nga studiues të Universitetit të Tübingenit në Gjermani, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Në ekipin hulumtues janë edhe arkeologu nga Drenasi, Sami Haziraj, si dhe Prof. Dr. Harald Floss, profesor dhe studiues i njohur në fushën e Paleolitit. Nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, punimet në terren udhëhiqen nga arkeologu Luan Gashi.

Gjurmimet e para në këtë lokalitet kishin nisur në vitin 2021, ndërsa hulumtimet e vazhdueshme kanë nxjerrë në pah potencialin arkeologjik të Verbocit.

Sipas Komunës së Drenasit, studiuesit pretendojnë se kanë identifikuar gjurmë që mund t’i përkasin periudhës së Paleolitit dhe që, sipas vlerësimeve fillestare, mund të jenë 25 mijë deri në 70 mijë vjet të vjetra.

Megjithatë, bëhet fjalë për vlerësime paraprake, ndërsa mosha dhe rëndësia e saktë e gjetjeve pritet të përcaktohen përmes analizave dhe studimeve të mëtejshme shkencore.

Lladrovci e ka cilësuar hulumtimin si një zhvillim me rëndësi për Drenasin dhe Kosovën.

“Është jashtëzakonisht interesante të shohësh se në tokën e Drenasit mund të ruhen gjurmë që na çojnë dhjetëra mijëra vite prapa në historinë e njerëzimit”, ka deklaruar ai.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë punën shkencore dhe institucionale për dokumentimin dhe ruajtjen e këtij lokaliteti.

Rezultatet përfundimtare të hulumtimeve pritet të japin më shumë të dhëna për moshën dhe rëndësinë arkeologjike të Verbocit. /Telegrafi

The post Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mospajtimi për votim në pako për nënkryetarët dhe verifikimi i propozimit nga “Lista Serbe” – arsyet e shtyrjes së seancës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, takohet me përfaqësuesin e OKB-së, diskutojnë për bashkëpunimin në Kosovë
‘‘Çka keni tash që po e zvarritni’’, Deda: Me 11 shkurt nënkryetarët u votuan në pako, s’pati dilema
IKD mbështet “Marshin për Liri” që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë
Gola, Çitaku, Shala, Simiq e Rexhepi – Këta janë kandidatët e partive për nënkryetarë të Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në territorin e Shkupit
Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në territorin e Shkupit
TOP Momenti
Toshkovski për dorëzimin e Bajramit: Të gjithë ata që janë në arrati do të ballafaqohen me ligjin
Toshkovski për dorëzimin e Bajramit: Të gjithë ata që janë në arrati do të ballafaqohen me ligjin
TOP Momenti
Konstituimi ‘ngec’ tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu kërkon pauzë 30 minutëshe
Konstituimi ‘ngec’ tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu kërkon pauzë 30 minutëshe
Lajme
Fleksibiliteti financiar, ja si mund ta bëjë më të thjeshtë blerjen e një prone
Fleksibiliteti financiar, ja si mund ta bëjë më të thjeshtë blerjen e një prone
Lajme
Haxhiu ulet në karrigën e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Haxhiu ulet në karrigën e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu ulet në karrigen e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Lajme

Haxhiu ulet në karrigen e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës

September 9, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit me 62 vota pro
Lajme

Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit me 62 vota pro

September 9, 2026
Glauk Konjufca e propozon Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare
Lajme

Glauk Konjufca e propozon Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare

September 9, 2026
Pas disa javësh, vazhdon seanca konstituive – u thirr jashtë afateve
Lajme

Pas disa javësh, vazhdon seanca konstituive – u thirr jashtë afateve

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?