By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
Lajme

Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg

Momenti
Published: September 8, 2026

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Pas mbylljes së instituteve Goethe autoritetet ruse urdhëruan dhe mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria njoftoi se punonjësit e konsullatës duhet të largohen nga Rusia deri më 18 shtator. Ajo gjithashtu rikonfirmoi vendimin e shpallur më herët për mbylljen e të gjitha instituteve Goethe në Rusi. Punonjësit e tyre kanë afat deri të dielën për t’u larguar nga Rusia.

Your browser does not support the video tag.

Ministria i cilësoi këto masa si reagim ndaj vendimit “jomiqësor” të qeverisë gjermane për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe qendrën kulturore “Shtëpia Ruse” në Berlin. Sipas Moskës autoritetet gjermane kanë “shkaktuar një përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”. Përgjegjësia e plotë për pasojat, thuhet në deklaratë, bie “plotësisht dhe tërësisht” mbi qeverinë federale gjermane.

Kritika nga Berlini

Ministria e Jashtme gjermane e kritikoi vendimin e Moskës. Sipas një zëdhënësi të ministrisë ky është “një gabim për të ardhur keq, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në marrëdhënie konstruktive”.

Qeveria gjermane, thuhet në reagim, mori vendim për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bonn si një përgjigje “të vendosur, por edhe të matur” ndaj aktiviteteve armiqësore kundër Gjermanisë.

Nga ana tjetër veprimi i Rusisë kundër Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Shën Petersburg prek “kolege dhe kolegë që prej vitesh, shpesh në kushte gjithnjë e më të vështira, kanë punuar për ruajtjen e marrëdhënieve gjermano-ruse”, theksoi Ministria e Jashtme në Berlin.

Tensionet janë rritur pas incidentit me dronin

Qeveria gjermane e konsideron Rusinë përgjegjëse për një sulm të dyshuar me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle më 4 gusht, kur pranë një avioni ukrainas u zbulua një dron i ngarkuar me eksploziv. Aeroporti është një qendër e rëndësishme ndërkombëtare e transportit të mallrave dhe përdoret gjithashtu për mbështetjen e Ukrainës. Moska mohon çdo përfshirje në incident.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi masat ndëshkuese të Gjermanisë si “një gabim të rëndë” dhe tha se ato mbështeten në prova të fabrikuara. Kurse ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i përshkroi akuzat gjermane ndaj Moskës si “fillimin e një lufte të vërtetë”.

Lavrovi tha se sanksionet gjermane i kujtojnë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në deklarata të cituara nga portali i lajmeve Vesti, ai tha se gjermanët duket se duan sërish luftë. Lavrovi njihet për retorikën e tij të ashpër dhe deklarata shpesh provokuese./DW

The post Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OVL e UÇK’së: Kërkesat për burgim nga ZPS s’e fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
Ministri i Jashtëm kroat në konferencën në Riga paralajmëron Evropën për sjelljen e Serbisë ndaj varrimit të Mlladiqit
Petkovic i ankohet emisarit francez: Kurti po përdor veprime të dhunshme, s’ka gatishmëri për Asociacionin

LEXO GJITHASHTU

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog
Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog
TOP Momenti
6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
6 ditë para verdiktit, Oda e Mjekëve vendos flamurin gjigant “Liria ka emër”
TOP Momenti
Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
Kërkohet më shumë kontroll ndaj rreziqeve të korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi
TOP Momenti
A po bëhet më e lehtë sot të gjesh mjekun e duhur?
A po bëhet më e lehtë sot të gjesh mjekun e duhur?
TOP Momenti
Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb
Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash
Lajme

Gjermania teston sistemet e alarmit në raste emergjencash

September 10, 2026
Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milionë euro të qeverisë gjermane
Lajme

Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 milionë euro të qeverisë gjermane

September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë
Lajme

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

September 10, 2026
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë
Lajme

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn e 9 muaj për Kuçin për pengim të drejtësisë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?