By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Biserko: Komisioni Evropian ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj Vuçiqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Biserko: Komisioni Evropian ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj Vuçiqit
Lajme

Biserko: Komisioni Evropian ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj Vuçiqit

Momenti
Published: September 8, 2026

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se deklarimi i sotëm i Komisionit Evropian se funerali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nuk ishte organizuar nga shteti i Serbisë, është një përkëdhelje tjetër që po i bëhet presidentit serb Aleksandar Vuçiq. 

“Ndonëse nuk ishin figurat më të larta të shtetit, dhe kjo ndodhi se reagimet gjithandej në botë, kryesisht në Amerikë dhe Evropë ishin tejet zhgënjyese, Vuçiqi provoi ta relativizojë paksa duke thënë se shteti nuk ishte i përfshirë, gjë që sigurisht që nuk është e vërtetë. Komisioni Evropian tha se kjo që pamë sot nuk ishte një funeral i organizuar nga shteti, gjë që fatkeqësisht, sërish është një përkëdhelje ndaj Vuçiqit. Sidoqoftë unë mendoj se kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe treguese për shoqërinë dhe mendoj se Bashkimi Evropian e ka humbur mundësinë e vërtetë që në këto 15 vjet t’i adresojë këto çështje në mënyrë të duhur dhe t’i shtrojë themelet për një normalizim në rajonin tonë”, tha Biserko. 

Your browser does not support the video tag.

Mlladiq u varros sot me nderime në Serbi, duke ngjallë kritika të shumta. Ai vdiq disa ditë më parë në Hagë në moshën 84-vjeçare, ku po vuante dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ai njihej ndryshe si “Kasapi i Bosnjës”. 

Bashkimi Evropian në ditët e varrimit të kryekriminelit Rako Mladiq ka përsëritur thirrjet që të mos ketë glorifikim të kriminelëve të luftës dhe mohim të gjenocidit, por të gjithë të fokusohen në nderimin e viktimave dhe në pajtimin në rajon.

Por, në konferencë për media zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se KE nuk e sheh këtë varrim si një funeral me nderime shtetërore. 

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të atyre që mohojnë gjenocidin, ose të atyre që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane. Fakti është se ne kishim dëgjuar se ishte planifikuar një varrim me nderime shtetërore dhe kjo nuk ka ndodhur. Kështu që, ju lë juve të gjykoni për rëndësinë e qëndrimit tonë për këtë çështje”, tha Pinho.

Biserko tha se Bashkimi Evropian për shumë vite e trajton Ballkanin në mënyrë të gabuar. 

Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian është ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj regjimit të Vuçiqit.

Por, tha se sa më gjatë që Vuçiqi mbetet në pushtet aq më keq do të jetë për Serbinë.

“Mendoj se Komisioni Evropian është ende peng i politikave të tij që kanë qenë politika përkëdhelëse këto 15 vjet apo edhe më gjatë që prej luftës. Po ashtu ky reagim është edhe i paqartësisë së tyre me rezultatin e zgjedhjeve që do t’i kemi së shpejti dhe që mund të prodhojë një alternativë të re. Është tejet e paqartë se kush do të fitojë dhe çfarë koncepti të ri apo alternativ mund të kemi në Serbi. Por mendoj se sa ma shumë që BE-ja e prolongon jetën e regjimit të Vuçiqit, më keq do të jetë për Serbinë, sepse ne tashmë jemi në një situatë të keqe dhe kushdo që i ndihmon këtij regjimi do të ketë telashe me të”, tha Biserko. 

Biserko vlerëson se Serbia veçse ja ka kthyer shpinën Bashkimit Evropian, duke mos bërë lëvizje në 6 vjetët e fundit në parakushtet për anëtarësim në BE. 

“Prandaj ky është stimulim i një politike që në thelb nuk ka substancë. Sepse Vuçiqi ka provuar ta balancojë politikën e tij duke iu dhënë secilit prej liderëve të botës diçka, prej Kinës, Rusisë, Gjermanisë, BE-së e madje edhe Shteteve të Bashkuara. Por, në thelb Serbia ka humbur shumë,  sepse asgjë në fakt nuk ka ndodhur në të vërtetë në këtë tranzicion apo reforma për tu demokratizuar”, tha Biserko. 

The post Biserko: Komisioni Evropian ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj Vuçiqit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një valë shpërthimesh në Kiev, ndërsa Rusia rifilloi sulmet pas një ndalese tre-ditore
Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve
Haziri flet për të ardhmen në LDK: Në vitin 2020 besova se ishte koha ime
Përpjekjet për paqe në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik
Maqedonia e Veriut kremton 35-vjetorin e pavarësisë

LEXO GJITHASHTU

Regjistrohet tërmet në Ohër dhe rrethinë
Regjistrohet tërmet në Ohër dhe rrethinë
TOP Momenti
I riu plagos babë e bir pas një sherri, vdes 24-vjeçari në Shkodër
I riu plagos babë e bir pas një sherri, vdes 24-vjeçari në Shkodër
Lajme
Krismat zgjojnë Shkodrën – vritet një 24-vjeçar dhe plagoset babai i tij, arrestohet i dyshuari
Krismat zgjojnë Shkodrën – vritet një 24-vjeçar dhe plagoset babai i tij, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg
Lajme
Kanadaja përgatitet për një luftë të zgjatur tregtare, hyjnë në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së
Kanadaja përgatitet për një luftë të zgjatur tregtare, hyjnë në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Rritet numri i turistëve që e vizitojnë Kosovën
Lajme

Rritet numri i turistëve që e vizitojnë Kosovën

September 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Lajme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

September 8, 2026
‘Shpenzimet alarmante të qeverisë në detyrë’, Bajrami: 4 ministri nuk figurojnë në buxhetin e shtetit
Lajme

‘Shpenzimet alarmante të qeverisë në detyrë’, Bajrami: 4 ministri nuk figurojnë në buxhetin e shtetit

September 8, 2026
“Është si gjueti njerëzish”: Banorët e Zaporizhjës rrëfejnë si u mbijetojnë sulmeve ruse
Lajme

“Është si gjueti njerëzish”: Banorët e Zaporizhjës rrëfejnë si u mbijetojnë sulmeve ruse

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?