By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit
Lajme

PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit

Momenti
Published: September 7, 2026

Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thënë të hënën se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit, i cili hap rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës së lënë në gjysmë muajin e kaluar, në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se deputetët e tij do të jenë të pranishëm në seancën e së mërkurës.

Ai tha se Kosova “duhet të ketë Kuvend të konstituuar”.

I pyetur nëse po i legjitimojnë “shkeljet kushtetueses” të partisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë pjesë në seancë pas afateve kushtetuese, Hamza tha: “Ne nuk kemi përgjegjësi pse deri tash nuk është konstituuar Kuvendi. Ne çdo 48 orë kemi qenë në Kuvend. Ne çdo ditë e kemi ftuar zotin Kurti që të vijë në Kuvend, që t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet”, tha Hamza.

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë shkuar vazhdimisht në Kuvend gjatë këtyre javëve duke kërkuar vazhdimin e seancës.

Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, konfirmoi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se edhe deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancë.

“Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj”, tha ajo.

Kryetari i Aleancës, Adrian Gjini, tha ditë më parë se partia nuk ka vendosur ende si të veprojë dhe se mund ta marrë një vendim të martën gjatë një mbledhjeje të Kryesisë.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, dhe në atë ditë deputetët e legjislaturës së 11-të e dhanë betimin, por ajo u ndërpre në gjysmë pasi Kurti kërkoi kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Deputetët u mblodhën edhe një herë më 8 gusht dhe, edhe ajo seancë u ndërpre me kërkesën e njëjtë të Kurtit, i cili u gjuajt me vezë nga deputetja opozitare Time Kadrijaj.

Tani deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe pesë nënkryetarët për ta formuar Kuvendin e ri, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe eventualisht emërimit të presidentit të ri.

Por, i tërë ky proces po zhvillohet mes paqartësive dhe akuzave për shkelje.

Në bazë të një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe ky afat skadoi më 7 gusht në mesnatë.

Ekspertët kushtetues thanë më herët për Radion Evropa e Lirë se shpërfillja e këtij afati përbën shkelje kushtetuese.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës kishte thënë se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive pas afatit kushtetues përbënte “shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”.

Por, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, argumentoi se, ndonëse shpërfillja e afatit për konstituimin e Kuvendit përbënte shkelje kushtetuese, ajo nuk nënkuptonte se seanca nuk ka mundësi të mbahet më vonë.

Ai i tha Radios Evropa e Lirë më herët se vazhdimi i seancës do të mundë të caktohej pas afatit kushtetues meqë nuk është përcaktuar se cili është sanksioni konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

Marrëveshja e brishtë për presidentin

Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet, duket t’i ketë votat e mjaftueshme në bashkëpunim me komunitetin joserb për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, edhe pa mbështetjen e opozitës shqiptare.

Por, nuk është e qartë nëse në seancën e së mërkurës apo më vonë do të mundë të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, me gjithë një marrëveshje politike mes LVV-së dhe LDK-së.

Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arritën marrëveshje javën e kaluar që diplomati dhe juristi kosovar, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Por, gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan haptazi kandidaturën e Sejdiut, duke bërë shuar shpresat për zgjedhjen e tij.

Duke folur të hënën, Lushaku tha se në takimin e Grupit Parlamentar të partisë nuk u bisedua për çështjen e presidentit.

Nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18.

Marrëveshja e tyre gëzon edhe mbështetjen e tetë deputetëve të komunitetit joserb dhe të një deputetit të komunitetit serb dhe, sipas Kurti, ata tani kanë vetëm 74 vota.

PDK-ja me 22 vende, dhe Aleanca me 7, kanë hedhur poshtë bisedimet me Kurtin për presidentin e ri.

Për shkak të mospajtimeve mes partive parlamentare për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme në qershor.

Dhe ajo rrezikon të mbajë sërish zgjedhje, që do të ishin të katërtat parlamentare në dy vjetet e fundit, nëse nuk zgjidhet presidenti i ri këtë muaj.

Vendi është me ushtruese të detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, qëkurse Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në prill.

Haxhiu, sipas Kushtetutës mund ta ushtrojë këtë post vetëm për gjashtë muaj – pra deri më 4 tetor.

Akti më i lartë juridik në vend nuk ka paraparë e çfarë ndodh nëse përfundon kjo periudhë dhe vendi s’ka president të ri.

Por, Presidenca i tha Radios Evropa e Lirë të enjten se postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Haxhiu do t’ia dorëzojë kryetarit të ri të Kuvendit që pritet të zgjidhet nga legjislatura e njëmbëdhjetë më 9 shtator./ Radio Evropa e Lirë

The post PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, mbeten të plagosur dy persona
Raportohet se janë arrestuar 5 zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës për aferën e pronës 1.5 milionëshe
OpenAI thotë se zgjidhi një problem matematikor 90-vjeçar në 88 orë
Raportohet se këta janë 5 zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës e arrestuar për aferën e pronës 1.5 milionëshe
Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq thotë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor
Vuçiq thotë se zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor
Lajme
Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor, Tel Avivi kundërpërgjigjet
Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në Bregun Perëndimor, Tel Avivi kundërpërgjigjet
Lajme
Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën, përmendet edhe Daut Haradinaj
Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën, përmendet edhe Daut Haradinaj
TOP Momenti
Haziri u kthen përgjigje Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së
Haziri u kthen përgjigje Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së
TOP Momenti
Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë, “dishepujt” e tij do turpërohen fort
Gjini: Kurti do të largohet nga pushteti me faqe të zezë, “dishepujt” e tij do turpërohen fort
TOP Momenti

You Might Also Like

Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani pas një problemi teknik në kontrollin ajror
Lajme

Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani pas një problemi teknik në kontrollin ajror

September 8, 2026
Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak
Lajme

Fitorja e AfD në zgjedhjet e Saksonisë-Anhalt trondit Merkelin: Rezultat shokues! Si anëtare e CDU, zemra më rrjedh gjak

September 8, 2026
“Kosova i ka dy aktgjykime që vërtetuan që UÇK nuk ka hierarki – S’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikan”, avokati Musa
Lajme

“Kosova i ka dy aktgjykime që vërtetuan që UÇK nuk ka hierarki – S’janë të akuzum që personalisht e kanë rreh ose vra dikan”, avokati Musa

September 8, 2026
Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile
Lajme

Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?