By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim
Lajme

Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim

Momenti
Published: September 6, 2026

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore ndaj një të punësuari në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, i dyshuar për veprën penale “Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, përcjell TV21.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari, i cili ka punuar si shofer i një funksionari të lartë qeveritar, në periudhën nga 24 korriku deri më 4 shtator të këtij viti, i ka kërkuar 1.500 euro një qytetari, me qëllim që të shfrytëzonte ndikimin e tij të pretenduar dhe të ndërmjetësonte te zyrtarë në Qytetin e Shkupit, lidhur me punësimin përmes konkursit për pranimin e zjarrfikësve.

Your browser does not support the video tag.

Rasti është denoncuar nga qytetari i dëmtuar, pas së cilës Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me prokurorin publik kompetent, ka ndërmarrë aktivitete për sigurimin e provave.

“Pas denoncimit, organet kompetente, në koordinim me prokurorin e çështjes, ndërmorën veprime për sigurimin e provave. Më 4 shtator 2026, i dyshuari u kap në flagrancë gjatë dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës së kërkuar prej 1.500 eurosh, të cilat paraprakisht ishin shënuar”, njoftoi Prokuroria.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë për të ndikuar te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së veprës, prokurori publik kërkoi caktimin e masës së paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi kërkesën dhe të dyshuarit i caktoi 30 ditë paraburgim.

MPB-ja më herët gjatë ditës njoftoi se, pas një denoncimi nga një qytetar, D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, ishte kapur duke pranuar para të shënuara paraprakisht, pas së cilës ishte privuar nga liria.

Nga Prokuroria theksojnë se denoncimi në kohë i korrupsionit dhe gatishmëria e qytetarëve për të bashkëpunuar me institucionet kompetente janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Prokuroria u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të kërkesës ose ofrimit të ryshfetit dhe ndikimit të kundërligjshëm, duke theksuar se kjo mundëson reagim në kohë, sigurimin e provave dhe veprim efikas të institucioneve kompetente.

The post Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online
Kosova përvojën, Gjermania laboratoret, beteja e dy vendeve kundër rriqrave bartëse të virusit vdekjeprurës
Rama për Veliajn: Ishte talent i madh që nuk e mbajti peshën e pushtetit – s’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës
“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike

LEXO GJITHASHTU

Messi dhuron dy asistime për Inter Miamin
Messi dhuron dy asistime për Inter Miamin
TOP Momenti
Kasami tha se ka bisedime për kalime të reja në VLEN, Valbon Limani dhe Isen Shabani e mohojnë
Kasami tha se ka bisedime për kalime të reja në VLEN, Valbon Limani dhe Isen Shabani e mohojnë
TOP Momenti
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante
TOP Momenti
​Shqiptarët që thyen rekorde Guinness
​Shqiptarët që thyen rekorde Guinness
TOP Momenti
Përfitimet e larta shëndetësore nëse hani molla çdo ditë
Përfitimet e larta shëndetësore nëse hani molla çdo ditë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ndalet një person në Muçibabë, në automjet kishte 11 migrantë
Lajme

Ndalet një person në Muçibabë, në automjet kishte 11 migrantë

September 6, 2026
Kapet duke transportuar 20 derra pa dokumente në Kllokot
Lajme

Kapet duke transportuar 20 derra pa dokumente në Kllokot

September 6, 2026
IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet
Lajme

IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet

September 6, 2026
Zvicra po bëhet gjithnjë e më gri: E zeza, e bardha dhe grija dominojnë makinat e reja
Lajme

Zvicra po bëhet gjithnjë e më gri: E zeza, e bardha dhe grija dominojnë makinat e reja

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?