By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qehaja: 1 shtatori do të duhej t’i zinte nxënësit me tekste shkollore, mësimi tërëditor e ardhmja e shumë shkollave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qehaja: 1 shtatori do të duhej t’i zinte nxënësit me tekste shkollore, mësimi tërëditor e ardhmja e shumë shkollave
Lajme

Qehaja: 1 shtatori do të duhej t’i zinte nxënësit me tekste shkollore, mësimi tërëditor e ardhmja e shumë shkollave

Momenti
Published: September 6, 2026



Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka komentuar procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, pajisjen e nxënësve me tekste si dhe organizimin e mësimit tërëditor në shkollat e Kosovës.

Qehaja në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se subvencionimi i teksteve shkollore tashmë po zbatohet prej disa vitesh dhe se nga ky proces ka pasur mësime që e kanë përmirësuar atë ndër vite.

Your browser does not support the video tag.

“Tani, subvencionimi i teksteve shkollore po futet në disa vite si, dhe nuk është më risi dhe po gjykoj që ka plot mësime të mira ndër vite, të cilat e kanë bërë procesin më të korrigjuar. Por, në secilin rast, është më ndryshe se sa që ka qenë në shpërndarjen e drejtpërdrejtë të teksteve shkollore në bankat shkollore të nxënësve. Mirëpo, as ajo atëherë nuk ka qenë ideale. Unë rikujtoj që shpërndarja e teksteve shkollore ka qenë problem ndër vite i vazhdueshëm, mbi të gjitha pasi që është një proces shumë kompleks logjistik. Po ashtu, mungesa e llogaridhënies ndaj atij kompleksiteti, pastaj kthehet edhe në dështim”, tha ai

Ai ka thënë se supozimi është që më 1 shtator të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me tekste shkollore, ndërsa ka vlerësuar se deri në fund të javës shumica e nxënësve do t’i kenë ato.

 “Tash, supozimi është që më 1 shtator të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me tekste shkollore. Unë besoj që deri në fund të javës shumica e nxënësve do të jenë të pajisur me tekste shkollore. Mirëpo, është e natyrshme që në momentin kur e bën subvencionimin në këtë formë dhe e bart përgjegjësinë tek prindërit, atëherë pajisja kthehet në vullnet të prindërve, të kohës së tyre, të vetëdijes së tyre. Ky është një debat tjetër në vete që vjen si pasojë e këtij formati të shpërndarjes. A është e mira kjo? Kjo mbetet me u pa dhe me u debatuar mbi të gjitha nga vetë komuniteti i prindërve. Në secilin rast nuk është që verzioni më parë shumë ka qenë edhe ai ideal, pra gjithëherë ka pasur vonesa. Ajo kush është idealja, padyshim është që nëse kemi një proces të mirëplanifikuar që përfundon dhe përmbyllet në qershor dhe shpërndarja e teksteve shkollore bëhet para fillimit të vitit të ri shkollor. Mirëpo në secilin rast e rëndësishme është 1 shtatori me i zënë nxënësit me tekste shkollore. A e bën me blerje në libraritë lokale përmes subvencionimit, a shpërndahet përmes shkollave, kjo është pak e rëndësishme sa është e rëndësishme pajisja me kohë me tekste shkollore”, tha ai.

Duke folur për mësimin tërëditor, Qehaja ka thënë se ky format është e ardhmja e shumë shkollave, por ka kërkuar evidencë për përfitimet që nxënësit kanë nga organizimi i tillë.

“Mësimi tërëditor është e ardhmja e shumë shkollave tona dhe riorganizimi duhet të jetë i orientuar drejt këtij formati të mësimit. Mirëpo, se tash kush është përfitimi për nxënësit, kjo është diçka që na nevojitet një evidencë. Pra, kush është ai planifikim që po bëhet për periudhën e pasdites? Sa i njëjti po kthehet në mësimdhënie efektive? Sa i njëjti po kthehet në kohë të mirëshfrytëzuar për nxënësit? Për këtë na nevojitet me kuptuar, në mënyrë që në asnjë moment një politikë e re e prezantuar të mos kthehet në interes për interes elektoral vetëm, por të kthehet në përfitim për nxënësit.”, tha Qehaja.

Qehaja ka folur edhe për nevojën e riorganizimit të resurseve njerëzore dhe financiare në funksion të mësimit tërëditor.

“Unë rikujtoj që, përkundrazi, për shkak se në vitet në ardhje do të kemi tepricë të mësimdhënësve, na nevojitet që t’i rialokojmë fondet e orëve për shumë mësimdhënës, të cilët në ideale mund t’i shfrytëzojmë edhe për atë periudhën e pasdites të shkollave që janë në mësim tërëditor. Mirëpo, në secilin rast, organizimi i mësimit tërëditor shkon përtej resurseve njerëzore. Pra, nuk është problemi a kemi mësimdhënës apo jo, por problemi është se kush është ai planifikim që ti e bën dhe kushedi cilat janë ato hapësira në infrastrukturë që u mundësojnë fëmijëve një kohë të mirëshfrytëzuar dhe efiçente gjatë tërë ditës”, tha ai.

source

You Might Also Like

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh që nuk e mbajti peshën e pushtetit – s’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës
“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike
Shoferi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dërgohet në paraburgim, dyshohet se kërkoi 1,500€ për një punësim
Ndalet një person në Muçibabë, në automjet kishte 11 migrantë

LEXO GJITHASHTU

“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë
TOP Momenti
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
TOP Momenti
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
TOP Momenti
Arrestimi i shoferit për korrupsion, sqarohen nga Qeveria
Arrestimi i shoferit për korrupsion, sqarohen nga Qeveria
TOP Momenti
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
TOP Momenti

You Might Also Like

Kapet duke transportuar 20 derra pa dokumente në Kllokot
Lajme

Kapet duke transportuar 20 derra pa dokumente në Kllokot

September 6, 2026
IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet
Lajme

IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet

September 6, 2026
Zvicra po bëhet gjithnjë e më gri: E zeza, e bardha dhe grija dominojnë makinat e reja
Lajme

Zvicra po bëhet gjithnjë e më gri: E zeza, e bardha dhe grija dominojnë makinat e reja

September 6, 2026
Prezantuesja televizive egjiptiane dënohet me vdekje për drogë
Lajme

Prezantuesja televizive egjiptiane dënohet me vdekje për drogë

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?