By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi, presidenti dhe Kushtetuesja në horizont – 9 shtatori vendimtar për krizën politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi, presidenti dhe Kushtetuesja në horizont – 9 shtatori vendimtar për krizën politike
TOP Momenti

Kuvendi, presidenti dhe Kushtetuesja në horizont – 9 shtatori vendimtar për krizën politike

Momenti
Published: September 6, 2026

Kosova po i afrohet një tjetër momenti vendimtar institucional, me 9 shtatorin që mund të përcaktojë nëse vendi do të bëjë hap përpara drejt funksionalizimit të institucioneve apo do të hyjë sërish në një cikël të ri përplasjesh politike e kushtetuese.

Seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi më 6 gusht, është caktuar të vazhdojë më 9 shtator në orën 11:00. Vendimin e ka marrë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili ka thënë se pret që deri atëherë të ketë gatishmëri të deputetëve për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese.

Megjithatë, data e caktuar nuk e ka zgjidhur debatin rreth ligjshmërisë së procesit. Përkundrazi, ajo është bërë pikë e re e përplasjes mes pozitës dhe opozitës.

Your browser does not support the video tag.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka paralajmëruar se partia e tij do të kalojë nga thirrjet për respektimin e ligjshmërisë në veprime konkrete politike, institucionale dhe juridike.

PDK e Aleanca paralajmërojnë fazë tjetër të veprimit për të “kthyer ligjshmërinë”, nga LVV kërkojnë reagimin e institucioneve të sigurisë

Hamza ka kritikuar Vetëvendosjen për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit dhe ka thënë se, sipas tij, janë tejkaluar afatet kushtetuese. Ai ka paralajmëruar se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale për rikthimin e, siç e quan ai, ligjshmërisë në vend.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka shkruar në rrjetet sociale se vendimi i Deharit që seanca të vazhdojë më 9 shtator është një “provokim i qëllimshëm” i cili, sipas tij, është po ashtu një veprim “që prodhon jostabilitet institucional”.

Ai e ka akuzuar LVV-në se nuk e respektoi afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, por as, siç u shpreh ai, interpretimin e vetë kësaj partie lidhur me afatin se kur duhet të konstituohet organi ligjvënës.

Një prej rrugëve të mundshme është Gjykata Kushtetuese. PDK-ja tashmë ka bërë të ditur se po shqyrton modalitetet për adresimin e çështjeve që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese, sërish adresa e mundshme e partive opozitare

Në qendër të këtij debati është afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Sipas interpretimit të përmendur në raportimet e fundit, ky afat llogaritet nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe ka skaduar më 7 gusht.

Ndërkohë, Vetëvendosje ka mbajtur një interpretim tjetër, duke argumentuar se afati duhet të llogaritet nga fillimi i seancës konstituive, më 6 gusht. Sipas këtij interpretimi, afati përfundon më 5 shtator.

Kjo përplasje interpretimesh e ka bërë edhe më të ndërlikuar situatën institucionale.

Përballë këtij ngërçi, Gjykata Kushtetuese po shfaqet sërish si adresa potenciale për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje politike.

PDK-ja dhe Aleanca kanë lënë të hapur mundësinë e dërgimit të çështjeve në Kushtetuese, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga zhvillimet e ditëve në vijim dhe mënyra se si do të procedohet me konstituimin e institucioneve.

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Ata pretendojnë se afatet tashmë janë tejkaluar dhe se duhet të vlerësohet kushtetutshmëria e veprimeve të ndërmarra në këtë proces.

Por edhe ekspertë të çështjeve kushtetuese kanë ngritur shqetësimin se përdorimi i vazhdueshëm i Gjykatës Kushtetuese për të zhbllokuar ngërçet politike mund të krijojë një precedent problematik.

Kështu, ajo që fillimisht ishte një mosmarrëveshje politike po merr gjithnjë e më shumë dimension juridik dhe kushtetues.

Nëse konstituimi i Kuvendit është njëra pjesë e krizës, zgjedhja e presidentit është pjesa tjetër dhe ndoshta edhe më e ndërlikuara.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja arritën një marrëveshje për çështjen e presidentit, ndërsa si kandidat konsensual u prezantua Bekim Sejdiu.

Por marrëveshja u vu në pikëpyetje pothuajse menjëherë pasi gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do ta mbështesnin kandidaturën. Sipas deklarimeve të raportuara, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Sejdiu aktualisht mund të llogarisë në 74 vota, numër ky i pamjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit, pasi procesi kërkon pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve.

Kjo e ka futur LDK-në në një krizë të re të brendshme.

Analistja politike Donika Emini ditë më parë në një prononcim për Telegrafin e ka cilësuar qëndrimin e gjashtë deputetëve jo si shkakun, por si manifestim të një krize më të thellë brenda LDK-së.

Sipas saj, përplasjet dhe rivalitetet brenda partisë kanë ekzistuar edhe më herët, por procesi i zgjedhjes së presidentit i ka bërë ato shumë më të dukshme. Emini ka vlerësuar gjithashtu se debati brenda LDK-së është zhvendosur nga çështjet e identitetit dhe të ardhmes së partisë drejt pyetjes se me cilin subjekt duhet të bashkëpunojë ajo – LVV-në apo PDK-në.

Kriza për presidentin përplas LDK-në, Emini e Koci paralajmërojnë përçarje dhe krizë institucionale

Edhe politologu Melazim Koci, e sheh situatën edhe më serioze. Sipas tij, mënyra se si është negociuar kandidatura presidenciale nuk ka prodhuar konsensus të mjaftueshëm brenda grupit parlamentar të LDK-së.

Koci ka paralajmëruar se LDK-ja mund të përballet me rrezikun e ndarjes dhe margjinalizimit politik nëse përplasjet e brendshme vazhdojnë.

Në këtë situatë, marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së është e ekspozuar ndaj një testi të rëndësishëm: nëse gjashtë deputetët nuk ndryshojnë qëndrim, palët duhet të gjejnë vota shtesë ose të pranojnë se marrëveshja aktuale nuk është e mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin.

Një tjetër element që e komplikon situatën është qëndrimi i PDK-së dhe Aleancës.

Të dyja partitë deri më tani kanë refuzuar të përfshihen në negociatat për presidentin. Kjo do të thotë se, nëse marrëveshja LVV-LDK nuk siguron numrin e nevojshëm të votave, hapësira për manovrim politik bëhet dukshëm më e ngushtë.

Çfarë ndodh nëse dështon edhe një herë?

Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet dhe nëse nuk sigurohen votat për zgjedhjen e presidentit, Kosova mund të përballet me një tjetër krizë institucionale.

Sipas analizave të publikuara, dështimi i procesit presidencial mund të çojë drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

Kësisoji, Kosova hyn në javën vendimtare me disa tema të hapura, në njërën anë është kërkesa për funksionalizimin e institucioneve e në anën tjetër është përplasja mbi afatet kushtetuese dhe mënyrën se si duhet të interpretohen ato.

Nëse kompromisi arrihet, 9 shtatori mund të shënojë fillimin e daljes nga ngërçi institucional, por në rastin e dështimit, Kosova rrezikon të futet në një tjetër cikël përplasjesh politike, juridike dhe kushtetuese – me Gjykatën Kushtetuese dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja sërish në qendër të zhvillimeve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve
Nga UÇK-ja te Siria, çfarë zbulon aktgjykimi për bashkëpunimin e Hysri Selimit me BIA-n
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda

LEXO GJITHASHTU

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Lajme
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Lajme
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Lajme
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Lajme
Rezultatet e PISA-s: Nxënësit në Maqedoninë e Veriut mbeten nën mesataren ndërkombëtare
Rezultatet e PISA-s: Nxënësit në Maqedoninë e Veriut mbeten nën mesataren ndërkombëtare
TOP Momenti

You Might Also Like

“Zot fali, kaq dinë se populli s’ka për t’i falur” – Abdixhiku reagon pas deklaratave të Hotit dhe Bajramit për drejtim të partisë
TOP Momenti

“Zot fali, kaq dinë se populli s’ka për t’i falur” – Abdixhiku reagon pas deklaratave të Hotit dhe Bajramit për drejtim të partisë

September 8, 2026
NATO uron Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë
TOP Momenti

NATO uron Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë

September 8, 2026
Juventusi mbetet edhe pa Locatellin
TOP Momenti

Juventusi mbetet edhe pa Locatellin

September 8, 2026
Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
TOP Momenti

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?