By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dokumente të rralla për Nënë Terezën, vizita e shenjtores në Tiranë në vitin 1989
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dokumente të rralla për Nënë Terezën, vizita e shenjtores në Tiranë në vitin 1989
TOP Momenti

Dokumente të rralla për Nënë Terezën, vizita e shenjtores në Tiranë në vitin 1989

Momenti
Published: September 5, 2026

Dhjetë vjet pas shenjtërimit të Nënë Terezës, dokumente të rralla dhe dorëshkrime origjinale janë ekspozuar për herë të parë për publikun nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në fokus është vizita e saj historike në Tiranë, në gusht të vitit 1989.

Fotografi, artikuj të shtypit të kohës, revista kulturore dhe dokumente zyrtare janë disa prej materialeve që rikthejnë në vëmendje vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri. Ekspozita sjell për publikun dokumente origjinale që dëshmojnë një prej momenteve më të rëndësishme të marrëdhënies së shenjtores me vendin e origjinës.

Your browser does not support the video tag.

Mes materialeve të ekspozuara është edhe procesverbali i takimit të Nënë Terezës me Ramiz Alinë, në atë kohë kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, si dhe një letër e vitit 1979 drejtuar popullit shqiptar.

“Hapja e ekspozitës me fotografi dhe dokumente origjinale nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës është gjithmonë një ngjarje me vlerë. Kur kjo ndodh në një përvjetor si shenjtërimi i saj, aktiviteti merr peshë dhe vlerë të veçantë,” u shpreh Skënder Durmishi.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri e cilësoi ekspozitën një nismë me vlerë, që sjell në vëmendje jo vetëm figurën e Nënë Terezës, por edhe mesazhin e saj humanitar dhe paqësor. Vëmendje të veçantë morën dorëshkrimet e shenjtores. Për Komitetin Shtetëror të Kulteve, këto materiale janë më shumë se dokumente arkivore, pasi dëshmojnë lidhjen e saj me origjinën dhe identitetin shqiptar.

Në përfundim të aktivitetit u prezantua edhe një instalacion që pasqyronte rrugëtimin e Nënë Terezës, nga Shkupi, qyteti ku lindi, deri në Kalkutë, ku mbylli sytë më 5 shtator 1997.

Përmes dokumenteve të ruajtura në arkiva, kjo ekspozitë rikthen jo vetëm një vizitë historike, por edhe gjurmët e një figure që e shndërroi humanizmin në një mesazh universal paqeje dhe solidariteti.

– YouTube www.youtube.com

You Might Also Like

Përparim Rama përkujton Nënë Terezën: Simboli më i fuqishëm shqiptar i dashurisë dhe paqes
Zjarr edhe në Tropojë, flakët përfshijnë masivet pyjore mbi 100-vjeçare
Nxjerr armën, arrestohet një person në Deçan
Rriten eksportet në krahasim me importet, Mickoski: Deficiti tregtar po ulet, rritja ekonomike këtë vit pritet të arrijë deri në 4%
Gjashtë kushtet, Aleanca insiston në takim publik me LVV-në për Presidentin

LEXO GJITHASHTU

Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
Në Zonën Operative të Llapit ndizet “Zjarri i Lirisë” – komandantët dhe ushtarët e UÇK-së kërkojnë lirinë e çlirimtarëve në Hagë
Lajme
Situata e tensionuar, Policia i pengoi studentët dhe qytetarët e Nishit të shkonin te Vuçiqi – Xhandarmëria gjithashtu në rrugë
Situata e tensionuar, Policia i pengoi studentët dhe qytetarët e Nishit të shkonin te Vuçiqi – Xhandarmëria gjithashtu në rrugë
Lajme
Të dërguarit e Trumpit takohen me Putinin, në fokus përfundimi i luftës në Ukrainë
Të dërguarit e Trumpit takohen me Putinin, në fokus përfundimi i luftës në Ukrainë
Lajme
Jotova: Maqedonia e Veriut të ndjek politikën evropiane, nuk po i zbaton detyrimet e vitit 2022
Jotova: Maqedonia e Veriut të ndjek politikën evropiane, nuk po i zbaton detyrimet e vitit 2022
TOP Momenti
Haxhiu: Nëna Terezë u bë ndërgjegje e njerëzimit, një prej figurave më të ndritura që kombi shqiptar i ka dhënë botës
Haxhiu: Nëna Terezë u bë ndërgjegje e njerëzimit, një prej figurave më të ndritura që kombi shqiptar i ka dhënë botës
Lajme

You Might Also Like

Nuk po mbushemi mend. Fare!
TOP Momenti

Nuk po mbushemi mend. Fare!

September 5, 2026
Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit
TOP Momenti

Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit

September 5, 2026
Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim
TOP Momenti

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim

September 5, 2026
Plazhi shqiptar që po i çmend turistët, Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë
TOP Momenti

Plazhi shqiptar që po i çmend turistët, Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?