Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Deçan, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje me një tjetër, ka ekspozuar armën.
Në njoftimin e PK’së, shtohet edhe se, policia tek i dyshuari ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, dhe, një mjet të mprehtë brisk.
Njoftimi:
Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprën penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’
Pejë, 5 shtator 2026
Stacioni Policor në Deçan, me datën 04.09.2026, ёshtё informuar nga viktima, pёr njё rast i cili ka ndodhur nё vendin e quajtur ‘Uji i Thartё’ nё Deçan, sipas viktimёs pas njё mosmarrёveshje qё kishin me tё dyshuarin, i dyshuari kishte ekspozuar armё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, aty ёshtё takuar i dyshuari dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
• njё (1) pushkё ajrore
• një (1) mjet i mpreht (brisk)
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
The post Ekspozoi armën pas një mosmarrëveshje që pati me një person, arrestohet i dyshuari në Deçan appeared first on Gazeta Express.

