By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër
TOP Momenti

Zjarret në Fier- i dyshuari kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve – arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër

Momenti
Published: September 5, 2026

Policia e Shtetit bën të ditur se Shërbimet e Policisë të DVP Fier, menjëherë pas shfaqjes së disa vatrave të zjarrit në disa fshatra të rrethit Fier kanë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e shkurreve.

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Gjithashtu, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kapur pranë një vatre zjarri, në tokën në pronësi të tij, shtetasin Q. Y.

Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri

“Ky shtetas ka deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar disa banesa, si dhe është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohet Jozefin Marku
​Kusari-Lila: Gjashtë deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president
Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë
Roth kritikon Serbinë për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mlladiqit
Privohen nga liria dy persona në Kavadar, policia gjeti drogë dhe para

LEXO GJITHASHTU

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës
Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës
Lajme
“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta nga Italia
“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta nga Italia
Lajme
“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson
“Armiq që duan kthimin e Kosovës në pozicionin e Jugosllavisë së vjetër” – Serwer dhe Andoni e komentojnë alarmin e Lordit Robertson
Lajme
Kusari-Lila: 6 deputët e LDK’së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin
Kusari-Lila: 6 deputët e LDK’së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin
Lajme
A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?
A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?
Lajme

You Might Also Like

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit
TOP Momenti

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit

September 5, 2026
Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
TOP Momenti

Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë

September 5, 2026
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
TOP Momenti

Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë

September 5, 2026
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
TOP Momenti

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?