By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: OKB-ja voton për hartën e re të botës, Afrika paraqitet në madhësinë e saj reale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
OKB-ja voton për hartën e re të botës, Afrika paraqitet në madhësinë e saj reale
Lajme

OKB-ja voton për hartën e re të botës, Afrika paraqitet në madhësinë e saj reale

Momenti
Published: September 5, 2026



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një rezolute që synon largimin gradual të hartës tradicionale Mercator dhe zëvendësimin e saj me një hartë që paraqet më saktë madhësinë reale të Afrikës dhe rajoneve të tjera të botës.

Në një seancë të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork, 164 shtete votuan pro rezolutës, ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara votuan kundër. Gjashtë vende abstenuan. Përfaqësuesi amerikan e cilësoi rezolutën si “të panevojshme”, shkruan TheGuardian, transmeton Dukagjini.

Your browser does not support the video tag.

Rezolutat e OKB-së nuk janë detyruese, ndaj shtetet dhe institucionet nuk janë të obliguara të përdorin vetëm hartën e re dhe as nuk ndalohen të përdorin projeksionin Mercator. Megjithatë, miratimi i rezolutës pritet të ndikojë në përditësimin e programeve mësimore, teknologjisë dhe mënyrës së paraqitjes së hartave në institucione.

Fushatën për miratimin e rezolutës e udhëhoqi Togoja në emër të Bashkimit Afrikan. Sipas Togos, paraqitja jo proporcionale e kontinenteve në hartat tradicionale, veçanërisht në projeksionin Mercator, ka ndikuar për dekada në mënyrën se si perceptohet madhësia e Afrikës dhe e rajoneve të tjera të botës.

Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, tha para votimit se çështja nuk ishte politike, por shkencore, duke theksuar se ekzistojnë prova shkencore për madhësinë reale të kontinenteve.

Projeksioni Mercator u krijua në vitin 1569 nga hartografi flamand Gerardus Mercator, fillimisht për t’u ndihmuar marinarëve në lundrim. Për shkak të mënyrës së projektimit, zonat pranë ekuatorit paraqiten shumë më të vogla nga madhësia e tyre reale, ndërsa territoret pranë poleve duken dukshëm më të mëdha.

Një nga shembujt më të njohur është krahasimi mes Afrikës dhe Grenlandës. Në hartën Mercator ato duken të ngjashme në madhësi, ndërsa në realitet Afrika është rreth 14 herë më e madhe se Grenlanda.

Fushata #CorrectTheMap, e cila kërkon korrigjimin e mënyrës së paraqitjes së hartës së botës, ka mbledhur më shumë se 11 mijë nënshkrime. Bashkimi Afrikan e mbështeti fushatën në gusht të vitit 2025 dhe më pas i kërkoi Togos të udhëhiqte përpjekjet për miratimin e rezolutës.

Edhe Franca ka shprehur mbështetje për ndryshimin. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se vendi do të heqë dorë nga projeksioni Mercator dhe do të përdorë paraqitje hartografike më të përshtatshme për përdorime të ndryshme dhe më besnike ndaj sipërfaqeve reale.

Franca pritet të përdorë projeksionin Eckert IV, i cili është i ngjashëm me projeksionin Equal Earth të rekomanduar në rezolutën e OKB-së.

Historianë dhe gjeografë kanë kritikuar prej vitesh projeksionin Mercator, duke argumentuar se ai mund të ketë ndikuar në perceptimin e madhësisë dhe rëndësisë së vendeve të hemisferës veriore krahasuar me rajonet pranë ekuatorit. Disa aktivistë e kanë cilësuar këtë fenomen si “kolonializëm hartografik”.

Një prej kritikëve më të njohur të projeksionit Mercator ishte historiani gjerman Arno Peters, i cili në vitin 1973 prezantoi hartën Peters, të bazuar në projeksionin Gall-Peters, si një alternativë ndaj hartës tradicionale.

source

You Might Also Like

Rrufeja godet kopenë e bariut në Maqedoninë e Veriut, ia mbytë dhjetëra dele
Zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
Koordinim tokë-ajër e skenarë emergjencash, KFOR njofton për ushtrimin në kampin “Sparta” në Deçan
Kurti e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

LEXO GJITHASHTU

Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
Policia në veri hap dyert për nxënësit, i njofton për punën e zyrtarëve policorë
TOP Momenti
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë
TOP Momenti
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit
TOP Momenti
Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
TOP Momenti
Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
Ambasadori Meidani me një mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurtin e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës
Lajme

Kurtin e Rama bashkë në Katedrale, në meshën kushtuar Nënë Terezës

September 5, 2026
Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet
Lajme

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

September 5, 2026
Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme
Lajme

Meloni ia kthen Ramës: Arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme

September 5, 2026
Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion
Lajme

Policia e Tiranës publikon pamjet kur Jozefin Marku dërgohet me pranga në duar në stacion

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?